Në tregun e këmbimit valutor vendas, këtë fillim jave, euro i është rikthyer rënies në raport me lekun, pas një forcimi që mori në javën e fundit të muajit shkurt. Sipas kursit zyrtar të Bankës dhe Shqipërisë, euro këmbehet sot me 124.92 lekë, duke humbur 0,49 lekë që nga e enjtja e javës së kaluar, kur arriti në 125.92 lekë, apo nivelin më i lartë që nga fillimi i muajit tetor.
Aktorët e tregut pohojnë se kjo rënie ishte e pritshme, pasi vlerësimi i euros erdhi nga faktorë të përkohshëm, të kërkesës së lartë për euro. Tashmë tregu valutor i është kthyer normalitetit, ku oferta për euro mbetet e lartë dhe kërkesa për të relativisht e dobët, ndërsa në kahun tjetër qarkullimi i monedhës vendase është i ulët.
Në pozita të zhvlerësuara paraqiten edhe valutat e tjera si dollari amerikan, që ka këmbehet sot me 0.19 lekë më pak apo dhe paundi britak që ka humbur 0,42 lekë.
Discussion about this post