Besimi i qytetarëve evropianë në Bashkimin Evropian arrin nivelin më të lartë që nga viti 2007, pasi 52% thonë se i besojnë BE-së, ndërkohë që te të rinjtë përqindja arrin në 59.
Mbështetja për euron është në nivelin më të lartë historik, me 74% në BE dhe 83% në zonën euro.
Kjo është ajo që del nga anketa e fundit e Eurobarometrit.
Pritjet për një BE më të vendosur po rriten, pasi 81% mbështesin një politikë të përbashkët mbrojtjeje dhe sigurie dhe 78% thonë se janë të shqetësuar për sigurinë në pesë vitet e ardhshme.
Paqja mbetet vlera që përfaqëson më së miri BE-në me 41%.
Sipas Eurobarometrit të fundit, të publikuar sot, 36% e evropianëve thonë se i besojnë qeverisë së tyre kombëtare dhe 37% parlamentit të tyre kombëtar.
Rreth 75% e të anketuarve që thonë se ndihen si qytetarë të BE-së. Sondazhi i Eurobarometrit u krye midis 26 marsit dhe 22 prillit në një mostër prej 26 368 qytetarësh evropianë.
Shifra prej tetë nga 10 të anketuarish (81%) në favor të një politike të përbashkët mbrojtjeje dhe sigurie midis shteteve anëtare është më e larta që nga viti 2004.
Në të njëjtën kohë, 78% janë të shqetësuar për mbrojtjen dhe sigurinë e BE-së në pesë vitet e ardhshme.
Mbrojtja dhe siguria (43%) dhe puna, mirëqenia dhe shëndeti (42%) janë prioritetet kryesore që BE-ja duhet të përfshijë në buxhetin e saj.