11:27 | 10/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Te Gjitha

Eurobondi 650 mln euro që u mor në shkurt rriti borxhin publik! Raporti, u rrit me 549 mln euro nga viti i kaluar! Bie borxhi në lekë dhe rritet ai në valutë të huaj

16:07 | 06/05/2025
në Te Gjitha
0
Eurobondi 650 mln euro që u mor në shkurt rriti borxhin publik! Raporti, u rrit me 549 mln euro nga viti i kaluar! Bie borxhi në lekë dhe rritet ai në valutë të huaj

Tremujori i parë i vitit është shoqëruar me rritje të lehtë të borxhit publik e ndikuar kryesisht prej eurobondit që u mor në shkurt 2025. Sipas të dhënave të Ministrisë së Financave, borxhi publik i vendit arriti në 14.1 miliardë euro, ose 549 milionë euro më shumë se viti i shkuar.

Dalja e Shqipërisë në tregun ndërkombëtar për të emetuar eurobondin e shtatë me vlerë 650 milionë euro në muajin shkurt, ka ndikuar direkt në rritjen e borxhit publik në vend.

Ministria e Financave ka publikuar raportin në tremujorin e parë të këtij viti ku rezulton se borxhi është rritur me 549 milionë euro në raport me vitin 2024, dhe ka arritur në rreth 14.1 miliardë euro.

Në raport me prodhimin kombëtar, niveli i borxhit është rritur nga 53.9% e Prodhimit të Brendshëm Bruto vjet në 54.1% në fund të marsit të këtij viti. Kjo rritje e lehtë ka ardhur vetëm për shkak të borxhit të jashtëm si rezultat i eurobondit, ndërsa borxhi i marrë në LEKË, është në rënie thuhet në raport.

Referuar raportit, vlera më e madhe e borxhit është në monedhën kombëtar, me 7.7 miliardë euro, ndërsa pjesa tjetër prej rreth 6.4 miliardë euro është në valutë.

Vitet e fundit ndikim pozitiv në menaxhimin e borxhit po jep forcimi i lekut dhe dobësimi i valutave, pasi e bën më të lirë kthimin e tij. Konkretisht nëse një këst prej 100.000 euro në 2023 kushtonte 10.3 milionë lekë, më kursin e sotëm kjo vlerë ulet në 9.8 milionë lekë të reja.

Borxhi publik i Shqipërisë është i përqendruar kryesisht për mbështetje buxhetore, për sektorin e transportit, energjisë elektrike dhe për ujësjellës kanalizime.

Pas

Rumania emëron kryeministrin e përkohshëm pas humbjes së koalicionit në garën presidenciale

Para

Kardinalët e mbledhur në Romë për zgjedhjen e Papës së ri, thirrje për armëpushim të përhershëm në Ukrainë

Para
Kardinalët e mbledhur në Romë për zgjedhjen e Papës së ri, thirrje për armëpushim të përhershëm në Ukrainë

Kardinalët e mbledhur në Romë për zgjedhjen e Papës së ri, thirrje për armëpushim të përhershëm në Ukrainë

 



Të Fundit

Bota “mban frymën” rikthehet “El Classico” Barça-Real, të dielën luhet akti i 4-ët sezonal

Giro d’Italia në Vlorë/ PS kërkesë KQZ: Më 11 maj, të votohet deri në orën 22:00 në këtë qark

Izraeli bombardon qendrën e shpërndarjes së ndihmave të OKB-së në veri të Gazës, vriten 4 palestinezë

Arrestime, procedime penale dhe një ngjarje tragjike gjatë natës në Fier

‘Giro d’Italia’ vijon sot me Etapën e Dytë në Tiranë, itinerari për 13.7 km e kronometrit në kryeqytet

Vrasja 34-vjeçarit, autori krimi mbërrin në gjykatë! Hakmarrja për dhunimin e prindërve nga motra e viktimës, si Ylber Jaku u kthye nga Anglia dhe i mori jetën të riut

Vodhi 5 dyqane, arrestohet hajduti serial në Tiranë (EMRI)

Itali/ Pjesë e trafikut të drogës, 18-vjeçari shqiptar kapet me mbi 1 kg kokainë të pastër! E kishte kthyer apartamentin në laborator narkotikësh

Goditi me thikë bashkëshorten blogere dhe më pas veten, kush është dizajneri i famshëm shqiptar që dha fund jetës në moshën 34-vjeçare

Vrau më 2019 në Lushnjë tregtarin Besnik Hida bashkë me Laert Haxhiun dhe Orges Bilbilin, arrestohet në Greqi 51-vjeçari! Policia: Do ekstradohet (EMRI)

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.