Politikani i të djathtës ekstreme franceze, Nicolas Bay, njëherazi deputet në Parlamentin Evropian, ka bërë disa deklarata të forta lidhur me kombin shqiptar, por edhe me luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës kundër forcave serbe. Prej ditësh, ai duket se ka mbërritur në Shqipëri dhe Kosovë, ku edhe po vëzhdon nga afër kulturën e vendit, ndërsa ofendimet nuk i ka kursyer.
Gjatë një videoje të xhiruar mbi urën e Ibrit në qytetin e Mitrovicës, Bay e cilëson UÇK-në si terroriste dhe serbët si mburojën e qytetërimit evropian.
“Këtu në urën e Mitrovicës, serbët e krishterë e mbrojtën territorin e tyre nga sulmet e terroristëve shqiptarë të UÇK-së. Ata ishin mburoja e qytetërimit tonë evropian,”-shkruan ai në rrjetet e tij sociale, ndërsa nuk i ka kursyer as pamjet me foto dhe video që ka shkrepur.
Gjithashtu politikani francez, gjatë takimit me klerikun Sava Janiç në Manastirin e Deçanit, ka thënë se prezenca e murgjve serbë aty daton më shumë se 8 shekuj më parë.
Ici, sur le pont de Mitrovica, les serbes chrétiens ont défendu leur territoire face aux attaques des terroristes Albanais de l’UCK.
Ils ont été le rempart de notre civilisation européenne. pic.twitter.com/IW9z200m9I
— Nicolas Bay (@NicolasBay_) October 28, 2022