Shkëndija e Tetovës ka mposhtur mundi me rezultatin e përgjithshëm 4-2 skuadrën e Trakait nga Lituania duke siguruar për të dytin vit radhazi fazën “play-off” në Europa League.
Në takimin e parë të luajtur në Lituani vendasit triumfuan me rezultatin 2-1, duke ia bërë të vështirë kalimin më tej skuadrës shqiptare, megjithatë duket se Shkëndija ka krijuar një eksperiencë pozitive në kupat e Europës dhe në ndeshjen e kthimit që u mbyll para pak kohësh arriti të fitojë pastër me rezultatin 3-0.
Golin e parë për kuqezinjtë e shënoi Ibrahimi në minutën e 29-të falë një goditje të bukur nga jashtë zone duke lënë të shtangur portierin kundërshtar. Asgjë më pak nuk bëri dhe Hasani i cili 3 minuta para përfundimit të pjesës së parë dërgoi shifrat në 2-0. Pjesa e dytë do të reyervonte një tjetër gol për Shkëndijën e cila në minutën e 88-të me të njëtin protagonist, Hasanin, do të vuloste kapitullimin e lituanezëve.
Kundërshtarin e radhës Shkëndija do të mësojë nesër pasi të hidhet shorti.
(B.H/Shuplaka)