Organizata Europa Nostra, që e kishte shpallur monument të mbrojtur kulture Teatrin Kombëtar, reagoi me një mesazh pas shembjes së godinës. Organizata shkruan se kjo është një ditë be trishtë për demokracinë dhe për sundimin e ligjit në Shqipëri dhe Europë.
“Ditë e trishtuar për trashëgiminë kulturore në Shqipëri dhe Europë. Ditë e trishtuar për demokracinë dhe sundimin e ligjit në Shqipëri dhe Europë. Herët këtë mëngjes, autoritetet shqiptare arrestuan aktivistët e shoqërisë civile dhe nisën shembjen e Teatrit Kombëtar të mbrojtur”, thuhet në mesazh.
Europa Nostra e kishte shpallur Teatrin Kombëtar mes 7 godinave të rrezikuara në Europë dhe kishte ofruar fondet për restaurimin.