Kampingu në Jalë është vlerësuar edhe nga Tibor Szanyin, përfaqësuesi i grupit të progresistëve, të Aleancës Social Demokrate të Parlamentit Europian.
Szanyin ka vlerësuar punët e LRI dhe bë këtë vlerësim fokusin e tij e ka vënë te organizimi i festivalit të IUSY-t, ku kanë marrë pjesë mbi 1000 persona, vendas dhe të huaj.
Sipas tij e majta shqiptare është një lojtar i vërtetë në lëvizjen globale socialiste, dhe kjo e majtë sipas tij, është provuar nga një performancë e shkëlqyer e organizmit të LRI dhe LSI.
“E majta shqiptare është një lojtar i vërtetë në lëvizjen globale socialiste, e cila është provuar nga një performancë e shkëlqyer e organizmit si LRI dhe LSI”, tha Tibor Szanyi. (J.V/Shuplaka)