Europol (Europian Police Office) ka paralajmëruar së fundmi vendet europiane se rreziku nga islami radikal nuk ka përfunduar. Në deklaratën për mediat, Europol shprehet se militantët e Shtetit Islamik do të synojnë të shtojnë sulmet në Europë pas përballjes me humbje në Lindjen e Mesme.
Sipas kësaj Zyre të Policisë, shumë militant të huaj do të përpiqen të hyjnë në Europë, ndërkohë që dhjetëra të tjerë mund të jenë tashmë të vendosur e duke u përgatitur për sulme. Në taktikat e tyre përfshihen: rrëmbime, grabitje, ose makina autobombë.
”Disa refugjatë sirianë që kanë deportuar tashmë në kampet e refugjatëve, mundet që të nisin rekrutimet”, deklaroi ndër të tjera Europol.
Europa është tronditur nga një sërë sulmesh përgjatë viteve të fundit, për të cilat akuzohen ekstremistët e ISIS-it.