23:47 | 25/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Europoli kufizon shpërndarjen e propagandës online të IS-it

20:49 | 25/11/2019
në Aktualitet, Flash, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Europoli kufizon shpërndarjen e propagandës online të IS-it

Një spastrim masiv i llogarive të grupit militant, Shteti Islamik (IS) në platformën Telegram, hapësirën e vetme online të përdorur nga ky grup, ka rezultuar me ulje të konsiderueshme të shpërndarjes së propagandës të këtij rrjeti.

Agjencia e Bashkimit Evropian për krime, Europol ka thënë përmes një deklarate se përqendrimi dhe veprimi ka nënkuptuar që aktorët kyç brenda IS-it “janë larguar nga platforma”.

Në deklaratë nuk janë dhënë shifra, mirëpo vetë Telegrami ka thënë se 2,096 “llogari terroriste” janë larguar më 22 nëntor dhe 2,959 llogari tjera një ditë më vonë.

Megjithatë ky numër ka qenë më i vogël sipas Telegramit në krahasim me aksionet që janë ndërmarrë më 2018, kur 3,276 llogari janë deaktivizuar brenda ditës.

Europoli nuk ka pretenduar të ketë qenë i përfshirë në këtë aksion.

Kjo agjenci ka thënë të ketë bashkëpunuar në pamundësimin e shpërndarjes së propagandës online nga ana e IS-it në prill të vitit 2018.

Mirëpo duket se ndikimi këtë herë ka qenë shumë më i madh, meqë është thënë të jenë shënjestruar rrjetet e lidhura me IS-in siç është Agjencia e lajmeve Nashir, e cila publikon propagandën zyrtare të grupit.

Ky aksion ka prekur edhe llogaritë që kanë treguar mbështetje për al-Kaidën dhe figura tjera xhihadiste në këtë platformë.

Pavarësisht aksionit në fjalë, militantët e grupit ekstremist, Shteti Islamik kanë qenë në gjendje që të lëshojnë deklarata të reja, mirëpo shpërndarja është kufizuar dukshëm./REL

Pas

Presidenti akoma nuk ka dekretuar një datë për zgjedhjet, Senida Mesi zbulon skenarin se si do të zgjidhet kryebashkiaku i ri në Shkodër

Para

Zëri i Amerkiës reagon për KÇK-në: I jep policisë kompetenca që bien ndesh me ato të Prokurorisë

Para
Zëri i Amerkiës reagon për KÇK-në: I jep policisë kompetenca që bien ndesh me ato të Prokurorisë

Zëri i Amerkiës reagon për KÇK-në: I jep policisë kompetenca që bien ndesh me ato të Prokurorisë

Discussion about this post

 



Të Fundit

Shpërthen vatër e re zjarri, flakët përpijnë kodrat e Molungut në Rubik. Nuk hyn dot zjarrfikësja

Aksion me urdhër të SPAK, ushtrohen kontrolle dhe jepen urdhër arreste për dy të dyshuar për trafik droge

Shefi i komisariatit të Delvinës digjet gjatë aksionit për shuarjen e zjarrit, vizitohet në QSUT nga drejtori i policisë Ilir Proda

Avokatët e Veliajt kërkesë Burgjeve: Na jepni informacion mbi trajtimin mjekësor dhe masat e sigurisë gjatë shoqërimit në spital

Kryen kursin 12 specialistë nga SPAK dhe Policia, Ambasada Amerikane në Tiranë: Ekspertiza në teknologji, thelbësore për hetimet kibernetike

Aksident i rëndë në Sarandë/ Citroeni i pret rrugën motorrit, i plagosuri 27-vjeçar niset me helikopter drejt Tiranës (EMRI)

Tarifat tregtare me BE-në, Ursula von der Leyen dhe Donald Trump takohen të dielën në Skoci

Të dielën zgjedhjet në Venezuelë/ Maduro bën thirrje për votim masiv, por opozita e quan atë një farsë

“Italia nuk është gati të njohë Palestinën”, Tajani: Jemi për paqen, jo për fitoren e njërës palë mbi tjetrën

“Nuk ka rëndësi ajo që thotë ai”, Trump hedh poshtë planin e Macron për ta njohur Palestinën si shtet

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.