14:16 | 31/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Eurostat: Çmimet e ushqimeve dhe shërbimeve arsimore me rritjen më të lartë në qershor

07:30 | 18/07/2024
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Eurostat: Çmimet e ushqimeve dhe shërbimeve arsimore me rritjen më të lartë në qershor

Matja e inflacionit sipas metodologjisë së Eurostat nga indeksi i Harmonizuar i Çmimeve të Konsumit në muajin Qershor 2024 ishte 2,5%. Ky rezultat ishte më i lartë se matjet kombëtare, të cilat për të njëjtin muaj rezultuan 2.1%. Sipas Eurostat, rritja më e madhe e çmimeve prej 3,8% vërehet në grupin “Shërbimi arsimor”, pasuar nga grupet “Ushqime dhe pije joalkoolike” me 3,7%, “Veshje dhe këpucë” me 3,0%, “Pije alkoolike dhe duhan” me 2,9%, “Mobilim, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje” me 2,6%, “Mallra dhe shërbime të ndryshme” me 2,5%, “Shëndeti” me 2,4%, “Hotele, kafene dhe restorante” me 2,3%, “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” me 1,6%, “Argëtim dhe kulturë” me 0,7%, “Transporti” dhe “Komunikimi” me 0,2% secili.

Në muajin Qershor 2024, ndryshimi mujor i matur nga indeksi i Harmonizuar i Çmimeve të Konsumit është -0,2%. Ky ndryshim është ndikuar kryesisht nga ulja e çmimeve të grupit “Ushqime dhe pije joalkoolike” me 0,5%, pasuar nga “Argëtim dhe kulturë” me 0,4%, “Transporti” me 0,2%, “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” dhe “Shërbimi arsimor” me 0,1% secili.

Nga ana tjetër, çmimet e grupit “Veshje dhe këpucë” u rritën me 0,3%, pasuar nga grupet “Pije alkoolike dhe duhan” dhe “Mobilim, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje” me 0,2 % secili, “Mallra dhe shërbime të ndryshme” me 0,1%. Në BE inflacioni mesatar ishte 2.6% në qershor. Nivelin më të lartë të rritjes së çmimeve e kishte Belgjika, Rumania dhe Islanda me mbi 5% dhe nga ana tjetër rritja ishte më ulët në Finlandë, Itali dhe Lituani me më pak se 1%.

Për të ndihmuar hartimin e politikave dhe për të realizuar një krahasueshmëri sa më të mirë me vendet e tjera, në bashkërendim me Eurostat, INSTAT ndërmori hapa në drejtim të krijimit të një baze të përbashkët metodologjike të shteteve anëtare për ndërtimin dhe përdorimin e IHÇK-së, sipas Rregullores së Këshillit Europian (KE), nr. 2494/95, të datës 23 tetor 1995. Inflacioni i Eurozonës matet mbi bazën e treguesit të IHÇK-së. Termi “i harmonizuar” nënvizon faktin që të gjitha vendet e BE-së zbatojnë të njëjtën metodologji në matjen e treguesit përkatës.

Ndryshimet e kontributit nga një tregues në tjetrin lidhen me faktin se kompozimi i peshave të mallrave brenda grupit “Ushqime dhe pije joalkoolike” është i ndryshëm nga një tregues në tjetrin. Kështu, brenda këtij grupi, nëngrupi “Fruta – Perime”, ka një peshë më të madhe te shporta e IHÇK-së (12.84% e shportës totale) sesa tek ajo e iÇK-së (8.44% e totalit).

Për shkak të këtij ndryshimi, kontributi i këtij grupi mallrash te totali është i barabartë me 2.5 pikë përqindje në rastin e treguesit IHÇK dhe me 1.2 pikë përqindje në rastin e iÇK-së. Ndryshime të vogla në kontribute vihen re edhe në disa grupe të tjera, por jo në madhësinë e ndryshimit të rastit të mësipërm. Në përfundim, nëngrupi “Fruta-Perime”, ka krijuar 1.3 pikë përqindje ose më shumë se 80% të diferencës së inflacionit të matur sipas dy treguesve (3.84% kundrejt 2.38%).

Zërat e shportave përkatëse në rastin e Shqipërisë IÇK-ja përmban 332 zëra; IHÇK-ja përmban 331 zëra (qiraja e imputuar nuk është element i shportës). IÇK-ja mbulon vetëm shpenzimet familjare private shqiptare të kryera, brenda territorit të vendit. Burimi kryesor i të dhënave për shpenzimet (“peshat”) është Anketa e Buxhetit të Familjeve (ABF); IHÇK-ja mbulon të gjitha shpenzimet e kryera brenda territorit të vendit nga familjet shqiptare, si dhe shpenzimet e vizitorëve rezidentë dhe jorezidentë.

Burimi kryesor i të dhënave për shpenzimet (“peshat”) janë Llogaritë Kombëtare “Shpenzimet Monetare të Konsumit Final të Familjeve (HFMCE)”.

/monitori

Etiketa: inflacioni
Pas

Agjencia e Inteligjencës Financiare: Ja si i pastrojnë paratë zyrtarët e korruptuar

Para

Opozita protestë para Bashkisë së Tiranës, policia publikon planin e masave

Para
Opozita protestë para Bashkisë së Tiranës, policia publikon planin e masave

Opozita protestë para Bashkisë së Tiranës, policia publikon planin e masave

Discussion about this post

 



Të Fundit

Ministri i Jashtëm i Arabisë Saudite shtyn vizitën në Bregun perëndimor, pas ndërhyrjes së Izraelit

Tragjike në Gjermani! Avioni privat përplaset me një ndërtesë, dy persona humbin jetën

Zbulohen parcela me mijëra bime kanabis në Shkodër, policia i asgjëson përmes djegies! Procedohen specialisti i pyjeve dhe roja mjedisore

Hapet sezoni turistik në bregdetin e fierit, “Festa e Valëve” në Darëzezë mbledh dhjetëra pjesëmarrës

Gastronomi, kulturë dhe argëtim/ Rikthehet Festa e Midhjes në Ksamil

I dënuar në Itali për drogë, kapet në Kakavijë shqiptari

Siguria shëndetësore gjatë sezonit turistik, Koçiu: Kontrolle të vazhdueshme për kushtet higjieno-sanitare

Papa Leo XIV u drejtohet priftërinjve: Kisha është e plagosur, jini të besueshëm

Anëtarët e PD në KAS rrëzuan kërkesat e kandidatëve të opozitës, Berisha: Vepruan sipas ligjit, e ndalon kodi zgjedhor

Turqia lëshon fletarrestime për dhjetëra zyrtarë të Stambollit

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.