18:01 | 20/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Eurostat: Shqipëria, vendi më i varfër i Europës në 2024! Gjysma e popullsisë në mjerim

16:13 | 19/05/2025
në Aktualitet, Ekonomi, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Eurostat: Shqipëria, vendi më i varfër i Europës në 2024! Gjysma e popullsisë në mjerim

Në vitin 2024, Shqipëria kryesoi listën e vendeve të Europës për nivelin e ulët të jetesës, ku sipas shifrave, gjysma e popullsisë në vendin tonë jeton në varfëri.

Sipas të dhënave të Eurostat, në Shqipëri, rreth një milionë persona jetojnë në familje që nuk mund të përballojnë të paktën shtatë nga trembëdhjetë kategoritë e privimit.

Këto shifra tregojnë se pavarësisht rritjes së ekonomisë së Shqipërisë në tërësi, ulja e numrit të personave që vuajnë nga një prej formave të varfërisë, është ende e ulët.

Ndër vendet me përqindjen më të lartë të nivelit të varfërisë, krahas Shqipërisë, ishin edhe Turqia e Rumania. Ndërsa Çekia, Holanda dhe Slovenia ishin vendet me përqindjen më të ulët të popullsisë në rrezik varfërie.

Sipas Eurostat, në nivel familje konsiderohen vështirësi për:

1.)    Vonesat në pagesat e kredisë ose të qerasë për banesën, shpenzimet për shërbimet bazë, blerjet me këste ose pagesa të kredive të marra;

2.)    Pamundësia për të përballuar shpenzimet për pushimet vjetore, një javë larg nga shtëpia;

3.)    3.) Pamundësia për të përballuar një shpenzim të paparashikuar financiar me vlerën 30.000 lekë të reja;

4.)    Pamundësia për të përballuar një vakt me mish pule, peshk një herë në dy ditë;

5.)    Pamundësia financiare e familjes për mbajtjen e shtëpisë ngrohtë në mënyrë të përshtatshme;

6.)    Pamundësia financiare për të pasur një makinë për përdorim personal dhe zëvendësimi i mobilieve të vjetra me të reja.

Nga të dhënat e Eurostat rezulton po ashtu se treguesit e varfërisë për Shqipërinë janë dukshëm më të lartë krahasuar me vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor.

Po ashtu, sipas këtyre të dhënave, Serbia ka 30% të popullsisë në rrezik varfërie, Maqedonia e Veriut 32.6% të popullsisë në rrezik varfërie dhe Mali i Zi ka 34.1% të popullsisë në rrezik varfërie.

Pas

Sot biseda Trump – Putin? Presidentit amerikan po i humb durimi, do të telefonojë edhe Zelenskyn!

Para

“Nëse Rusia nuk angazhohet, atëherë kjo s’është lufta jonë”, Vance zbulon se çfarë mund t’i thotë Trump Putinit

Para
“Nëse Rusia nuk angazhohet, atëherë kjo s’është lufta jonë”, Vance zbulon se çfarë mund t’i thotë Trump Putinit

“Nëse Rusia nuk angazhohet, atëherë kjo s’është lufta jonë”, Vance zbulon se çfarë mund t’i thotë Trump Putinit

 



Të Fundit

AMA marrëveshje me Inspektoriatin Shtetëror të Punës, Krasniqi: Angazhim i përbashkët për zbatimin e ligjit mbi kushtet e punës dhe mbrojtjen e gazetarëve

LAJMI I FUNDIT/ SPAK zbarkon në Bashkinë Klos, sekuestrohen telefona dhe shoqërohen disa zyrtarë

Zelensky: Na duhet një paqe e qëndrueshme, faleminderit Oslo për mbështetjen

Hungaria tërhiqet nga GJNP, Orban: Gjykata po ndërhyn politikisht

Moti i keq godet Francën, përmbytje të mëdha nga reshjet e dendura, raportohet për tri viktima

KQZ/Përfundon Numërimi i Votave të Diasporës në 11 Qarqe

GJKKO zbardh vendimin për ish-kryeprokurorin e Vlorës Aurel Zarka, ja me sa vite burg e dënoi

Pak të rinj në listë, veteranë në kuvend, si ndryshon grupi parlamentar i PD

I akuzuar për trafik droge në Spanjë, Gjykata e Lartë liron nga burgu Kreshnik Budllën

Eduard Zaloshnja: Alimehmeti dhe Tabaku dominuan si në elektoratin e djathtë, ashtu edhe brenda anëtarësisë së PD-së

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.