14:04 | 06/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Ekonomi

Eurot rikthehen në banka në korrik. Milionat që ikën në 3 vjet nga depozitat

09:01 | 31/08/2017
në Ekonomi, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Lajm i mirë për Shqipërinë, përshpejtohet rritja e eurozonës dhe Italisë

Depozitat në sistemin bankar i janë rikthyer rritjes gjatë korrikut, pas rënies që kishin shënuar për tre muaj radhazi.

Sipas statistikave të Bankës së Shqipërisë, stoku i depozitave në korrik arriti në 994 miliardë lekë, me një rritje prej 5.3 miliardë lekë (0.54%) në krahasim me muajin e mëparshëm.

Rritja ka ardhur tërësisht nga valuta. Huatë në valutë u rritën me 1.1% në krahasim me muajin e mëparshëm, për të arritur në 520 miliardë lekë. Ndonëse jemi një vend ku monedha zyrtare është leku, kursimet e shqiptarëve janë më shumë në monedhë të huaj, kryesisht euro. Në fund të korrikut, depozitat në valutë zinin 52.4% të totalit. Rritja e valutës ka ardhur kryesisht nga shtimi i kursimeve të individëve, që kanë preferuar të vendosin paratë e tyre, kryesisht në llogari rrjedhëse.

Ndryshe nga depozitat në valutë që i janë rikthyer rritjes nuk ka ndodhur e njëjta gjë për kursimet në lekë. Ato kanë vijuar të ulen lehtë, duke reflektuar interesat e pafavorshme të ofruara nga bankat. Në fund të muajit korrik, stoku i depozitave në monedhën vendase ishte 473 miliardë lekë, me një rënie të lehtë prej 0.03%.

Zëri që vijon të ketë tkurrjen më të madhe është ai i depozitave me afat të individëve.

Gjatë 3 viteve të fundit (korrik 2017/korrik 2013), nga bankat janë larguar rreth 92 miliardë lekë (gati 700 milionë euro) nga depozitat me afat të individëve. Në të njëjtën periudhë, kursimet total enë lekë kanë rënë me 22 miliardë lekë, ndërsa ato në valutë janë rritur me 58 miliardë lekë.

Teksa normat e interesit për kursimet vjetore janë praktikisht negative (ato janë më pak se 1%, kur inflacioni është rreth 2%), individët po zgjedhin ose të shkojnë drejt afateve më të larta, po investojnë në bono thesarit, apo po i mbajnë nën jastëk, ose i investojnë në pasuri të paluajtshme. Një tjetër dukuri më e rrezikshme është edhe investimi në platforma online, ose në monedha virtuale. Këto të fundit janë si skema lotarie, që mund të të sjellin fitim të shpejtë, por edhe humbje po aq të shpejtë./monitor

 

 

Etiketa: 3 vitebankatdepozitaeuro
Pas

De Biazi nuk do të jetë italiani i vetëm në mbështetje të Kombëtares, në Elbasan dhe familja e Panuçit

Para

Ministrat nuk do t’a lënë mandatin e deputetit, Rama zbulon arsyen PSE

Para
Rama bën për ”ujë të ftohtë” shërbimin diplomatik: Si ka mundësi që kemi qenë kaq të leshtë, vrimë në ujë në katër vite!

Ministrat nuk do t'a lënë mandatin e deputetit, Rama zbulon arsyen PSE

Discussion about this post

 



Të Fundit

Shkodër – Dhunë fizike, kanosje, ndërtime pa leje dhe shkelje pronësie, procedohen disa shtetas

Bie prodhimi energjisë në janar-prill, HEC-et në Drin siguruan 47% të sasisë

Elbasan /Finalizohet operacioni policor i koduar “Aksi”

Plagosja e çiftit në Gosë, shkak u bë qeni

Spiropali vizitë në Komunitetin Mysliman Shqiptar dhe Kryegjyshatën Botërore Bektashiane për Kurban Bajramin

“Blindohet” Rinasi, Kombëtarja e Serbisë mbërrin nën masa të rrepta sigurie

Në kërkim për plagosje nga Italia, kapet 42-vjeçari në pikën e Hanit të Hotit

Goditen dy raste paligjshmërish në kufi/Kontrabandë me naftë në Qafë Thanë dhe prerje e paligjshme pyjesh në Kapshticë

Tiranë – Policia procedon dhe arreston dhjetëra shtetas për vepra të ndryshme penale dhe kundërvajtje

Trupat amerikane stërvitje ushtarake në Panama për të mbrojtur kanalin

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.