20:11 | 28/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

Eurot u rikthyen në banka në korrik por në tre vjet janë larguar 92 miliardë lekë depozita me afat

18:51 | 30/08/2017
në Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Eurot u rikthyen në banka në korrik por në tre vjet janë larguar 92 miliardë lekë depozita me afat

Depozitat në sistemin bankar i janë rikthyer rritjes gjatë korrikut, pas rënies që kishin shënuar për tre muaj radhazi.

 Sipas statistikave të Bankës së Shqipërisë, stoku i depozitave në korrik arriti në 994 miliardë lekë, me një rritje prej 5.3 miliardë lekë (0.54%) në krahasim me muajin e mëparshëm.

Rritja ka ardhur tërësisht nga valuta. Huatë në valutë u rritën me 1.1% në krahasim me muajin e mëparshëm, për të arritur në 520 miliardë lekë. Ndonëse jemi një vend ku monedha zyrtare është leku, kursimet e shqiptarëve janë më shumë në monedhë të huaj, kryesisht euro. Në fund të korrikut, depozitat në valutë zinin 52.4% të totalit. Rritja e valutës ka ardhur kryesisht nga shtimi i kursimeve të individëve, që kanë preferuar të vendosin paratë e tyre, kryesisht në llogari rrjedhëse.

Ndryshe nga depozitat në valutë që i janë rikthyer rritjes nuk ka ndodhur e njëjta gjë për kursimet në lekë. Ato kanë vijuar të ulen lehtë, duke reflektuar interesat e pafavorshme të ofruara nga bankat. Në fund të muajit korrik, stoku i depozitave në monedhën vendase ishte 473 miliardë lekë, me një rënie të lehtë prej 0.03%.

Zëri që vijon të ketë tkurrjen më të madhe është ai i depozitave me afat të individëve.
Gjatë 3 viteve të fundit (korrik 2017/korrik 2013), nga bankat janë larguar rreth 92 miliardë lekë (gati 700 milionë euro) nga depozitat me afat të individëve. Në të njëjtën periudhë, kursimet total enë lekë kanë rënë me 22 miliardë lekë, ndërsa ato në valutë janë rritur me 58 miliardë lekë.

Teksa normat e interesit për kursimet vjetore janë praktikisht negative (ato janë më pak se 1%, kur inflacioni është rreth 2%), individët po zgjedhin ose të shkojnë drejt afateve më të larta, po investojnë në bono thesarit, apo po i mbajnë nën jastëk, ose i investojnë në pasuri të paluajtshme. Një tjetër dukuri më e rrezikshme është edhe investimi në platforma online, ose në monedha virtuale. Këto të fundit janë si skema lotarie, që mund të të sjellin fitim të shpejtë, por edhe humbje po aq të shpejtë. /Monitor/

 

 

Pas

Champions League”, 10 favoritët për të fituar trofeun, ja kush renditet në vendin e parë

Para

Pak ditë para dasmës, Xhensila zbulon setin fotografik (FOTOT)

Para
Pak ditë para dasmës, Xhensila zbulon setin fotografik (FOTOT)

Pak ditë para dasmës, Xhensila zbulon setin fotografik (FOTOT)

Discussion about this post

 



Të Fundit

Kurti pas takimit me liderët politikë: Ofruam dy kompromise, por përgjegjësia për Kuvendin është e përbashkët

‘I uroj suksese ushtarëve tanë’, Putin: Jam i bindur se Rusia do ta fitojë luftën me Ukrainën

Ngërçi politik në Kosovë/ Përfundon takimi i Kurtit me liderët e partive, Abdixhiku: Një farsë publike, qëndrimet ishin të njëjta

Orban paralajmëron për rrezik të luftës nëse Ukraina pranohet në NATO

Policia shpëton dy persona në rrezik në det në “Ranën e Hedhun”

Kaliforni, oficerët e policisë shpëtojnë foshnjën e harruar në makinë në temperaturën 43 gradë

Franca ndalon pirjen e duhanit në plazhe, parqe dhe stacione autobusësh

Të paktën 24 të vdekur nga shirat e rrëmbyeshëm dhe përmbytjet në Pakistan

“Luftë e pakuptimtë”, Papa Leo XIV shpreh mbështetje për Ukrainën

Zjarr në zonën naftëmbajtëse të Kuçovës, rrezikohen 5 puse nafte dhe banesat përreth lagjes (PAMJE)

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.