Moderatorja Eva Murati është ndër personazhet më të pëlqyer të ekranit. Në “Top Channel” ajo ka treguar se drejtësia do të jetë një diplomë për ta pasur në sirtar, por në një të ardhme edhe më shumë se kaq.
Moderatorja bukuroshe është vënë gjithmonë në krye të mediave rozë ë edhe për lidhjen e saj të gjatë me Genar Topallin. Pyetjes së gazetarit se si ia del me gjithë këto angazhime, që në një moshë të re, edhe të gjejë kohë për partnerin, Eva tha: “Unë kam vendosur të mos flas më për këtë gjë. Është diskutuar aq shumë kjo temë, por unë nuk jam pjesë e atyre vajzave që frymëzojnë portalet me historitë e tyre të dashurisë.
Unë po përpiqem shumë në këtë që bëj dhe nuk dua të bëhem e njohur për jetën private, por për aftësitë e mia …” – tha Eva tepër këmbëngulëse. Gazetarja me tej e ka cilësuar si ‘nusja e Jozefina Topallit’, ndërsa moderatorja i është përgjigjur se nuk është nusja sepse ajo nuk ka një unazë në gisht. (J.V/Faxweb)