Problemi i evazionit fiskal në futboll mbetet një ndër çështjet më të nxehta në shtypin europian.
Pas rastit të Messit, Nejmarit dhe Ronaldos, listës i shtohen yje të tjerë të futbollit botëror. Siç raporton e përditshmja spanjolle “AS”, prokuroria e Madridit ka ngritur akt akuzë ndaj ish lojtarëve të Realit të Madridit.
Me këtë akuzë do të përballen Angel Di Maria (PSG), Xabi Alonso (Bayren Munchen), Ricardo Carvaldo, Fabio Coentrao dhe Ramadal Falcao (Monaco).