Evi Kokalari ka qenë sot në SPAK, ku ka paditur deputetin e Partisë Demokratike Ervin Salianji, për akuzën e shpifjes.
Mësohet se Kokalari e ka akuzuar Salianjin për shpifje, në lidhje me deklaratat e tij, se aktivistja ka ndërruar mbiemrin, dhe se bashkëshorti i saj është pjesë e Agimit të Artë në Greqi.
“Padia është për shpifje që ai i ka bërë publikisht. Dua të sqaroj se familja ime nuk ka mbajtur kurrë mbiemrin Hoxha, por është njohur gjithnjë me mbiemrin Kokalari.
Im shoq ka qënë vetëm dy herë në Greqi dhe s’ka qënë kurrë pjesë e politikës as në Greqi & as në Amerike, jo më të jetë pjesë e ‘Agimit të Artë’ apo lobit Grek.
… dhe unë nuk jam e papunë. Madje punoj orë të gjata që të merrem me bisnesin tim privat qe kam punuar 20 vjet për ta sjellë aty ku është dhe të kem kohë të merrem me politikë si në Amerikë, ashtu dhe në Shqipëri”, deklaronte pak kohë më parë Kokalari.