Ndonëse ka lindur në Durrës, Evi Reçi ka jetuar më shumë jashtë Shqipërisë, në fillim në Greqi dhe më pas në Itali.
Ajo ka treguar për emisionin “Rreze Dielli” se fillimet në një shtet të ri janë të vështira dhe sfiduese, por familja e saj dhe vetë Evi janë përshtatur mjaft mirë me kulturën dhe shoqërinë e shteteve ku kanë jetuar.
Mamaja e Evit punonte si mësuese violinçeli në një shkollë greke dhe kjo ka qenë disi e pazakontë për realitetin e emigrantëve të asaj kohe:
“Greqia… ka qenë diçka shumë e bukur. Në atë kohë mami im punonte si mësuese violinçeli. Ishte diçka e çuditshme që një shqiptare të ishte muzikante në Greqi. Kjo sepse për fat të keq ishte lidhur ndryshe imazhi i shqiptarëve në atë kohë”.
Për realitetin e emigrantëve atë kohë, një shqiptare që punonte si mësuese muzike ishte tepër e çuditshme!