23:45 | 09/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Një nga ”të përkëdhelurat” e Ramës/ Shkarkohet drejtoresha e tenderave, kryeministria hap menjëherë garën për zëvendësimin e saj

12:22 | 24/06/2020
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Një nga ”të përkëdhelurat” e Ramës/ Shkarkohet drejtoresha e tenderave, kryeministria hap menjëherë garën për zëvendësimin e saj

Evis Shurdha, kryetare e KPP, institucion që jep ligjshmërinë mbi tenderat dhe PPP është larguar nga detyra. Njoftimi jepet në faqen zyrtare të këshillit të Ministrave, ku është hapur edhe gara për zëvendësimin e saj, si dhe janë shpallur kriteret për kandidatët.

Referuar njoftimit, kandidatët kanë afat për dorëzimin e dokumenteve deri me datën 26 qershor, pra vetëm dy ditë nga dita e sotme, ndërsa Komisioni ad-hoc, brenda 10 (dhjetë) ditëve kalendarike nga data e mbylljes së aplikimeve, bën vlerësimin paraprak të dosjeve të aplikantëve dhe publikon në ëeb-faqen zyrtare të Kryeministrisë listën e kandidatëve që plotësojnë kriteret për t’u emëruar.

Komisioni ad-hoc, brenda 10 (dhjetë) ditëve kalendarike nga data e mbylljes së vlerësimit paraprak të dosjeve, bën vlerësimin me pikë të tyre, sipas parashikimit të vendimit nr.521, datë 20.9.2017, të Këshillit të Ministrave, “Për miratimin e procedurës për përzgjedhjen e kandidaturave për kryetar dhe anëtar të Komisionit të Prokurimit Publik”.

Pas vlerësimit të jetëshkrimit, kandidatët mund t’i nënshtrohen intervistës së strukturuar me gojë, për të cilën do të njoftohen për datat përkatëse të zhvillimit të saj.

Lista e kandidatëve për kryetar të Komisionit të Prokurimit Publik, renditur sipas pikëve të marra, do të publikohet në ëeb-faqen zyrtare të Kryeministrisë.

NJOFTIMI I KRYEMINISTRISË:

Në mbështetje të neneve 19/2, 19/3 (pikat 2 e 3) e 19/5 (shkronja ʺaʺ, e pikës 1), të ligjit nr.9643, datë 20.11.2006, “Për prokurimin publik”, të ndryshuar, dhe të pikës 6, të vendimit nr.521, datë 20.9.2017, të Këshillit të Ministrave, “Për miratimin e procedurës për përzgjedhjen e kandidaturave për kryetar dhe anëtar të Komisionit të Prokurimit Publik”, shpallim njoftimin për aplikim për kryetar të Komisionit të Prokurimit Publik.

Inkurajojmë të gjithë të interesuarit, që përmbushin kriteret, të aplikojnë!

⦁ Aplikanti duhet të plotësojë këto kritere:

  1. a) Të jetë shtetas shqiptar;
    b) Të ketë zotësi të plotë për të vepruar;
    c) Të ketë arsim të lartë në drejtësi;
    ç) Të ketë mbi 8 (tetë) vjet përvojë pune, nga të cilat, të paktën, 3 (tre) vjet në fushën e prokurimeve dhe, të paktën, 2 (dy) vjet në një pozicion drejtues;
    d) Të jetë person i padënuar apo ndaj të cilit nuk janë dhënë masa sigurie apo dënim me vendim jopërfundimtar për kryerjen e krimeve, në përputhje me parashikimet e ligjit nr.138/2015, “Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike”, të ndryshuar;
    dh) Të mos ketë masë disiplinore në fuqi dhe të mos jetë larguar nga puna ose shërbimi civil me masë disiplinore.

⦁ Dokumentet që duhet të dorëzohen janë, si më poshtë vijon:

  1. a) Kërkesë për aplikim; b) Jetëshkrim (curriculum vitae) i kandidatit (secila faqe, e firmosur); c) Diplomë e arsimit të lartë (e noterizuar); ç) Librezë pune ose dokument i ngjashëm për të vërtetuar përvojën e punës; d) Vërtetim ose vetëdeklarim se nuk është larguar nga puna ose shërbimi civil me masë disiplinore ose që nuk ka masë disiplinore në fuqi; dh) Formular të vetëdeklarimit (të plotësuar e të firmosur), në zbatim të ligjit nr.138/2015, “Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen,
    emërohen ose ushtrojnë funksione publike”, të ndryshuar;
  2. e) Formular të aplikimit (të plotësuar e të firmosur) për informim për zyrtarët përpara emërimit/zgjedhjes në poste të larta, në zbatim të ligjit nr.45/2015, “Për të drejtën e informimit për dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit të Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë”; ë) Çdo dokument tjetër shtesë që provon përmbushjen e kritereve të përzgjedhjes, sipas përcaktimit të pikës 11, të vendimit nr.521, datë 20.9.2017, të Këshillit të Ministrave.

(Deklarimi i rremë sjell përjashtimin nga çdo procedurë e mëtejshme e konkurrimit dhe përgjegjësi penale, sipas legjislacionit në fuqi.)

⦁ Vlerësimi:

Komisioni ad-hoc, brenda 10 (dhjetë) ditëve kalendarike nga data e mbylljes së aplikimeve, bën vlerësimin paraprak të dosjeve të aplikantëve dhe publikon në ëeb-faqen zyrtare të Kryeministrisë listën e kandidatëve që plotësojnë kriteret për t’u emëruar.

Komisioni ad-hoc, brenda 10 (dhjetë) ditëve kalendarike nga data e mbylljes së vlerësimit paraprak të dosjeve, bën vlerësimin me pikë të tyre, sipas parashikimit të vendimit nr.521, datë 20.9.2017, të Këshillit të Ministrave, “Për miratimin e procedurës për përzgjedhjen e kandidaturave për kryetar dhe anëtar të Komisionit të Prokurimit Publik”.

Pas vlerësimit të jetëshkrimit, kandidatët mund t’i nënshtrohen intervistës së strukturuar me gojë, për të cilën do të njoftohen për datat përkatëse të zhvillimit të saj.

Lista e kandidatëve për kryetar të Komisionit të Prokurimit Publik, renditur sipas pikëve të marra, do të publikohet në ëeb-faqen zyrtare të Kryeministrisë.

Me qëllim vijimin e procedurave për zgjedhjen e kryetarit të Komisionit të Prokurimit Publik, Këshilli i Ministrave dërgon në Kuvend listën e kandidatëve të kualifikuar sipas renditjes dhe listën e kandidatëve që nuk plotësojnë kriteret për t’u emëruar.

Afati i dorëzimit të aplikimit: Deri më 26 qershor 2020

Pas

LAJM I FUNDIT/ Vrásje me paramendim, próstitucion dhe drógë, kush janë 4 të fórtët e Durrësit që duhet t’i përgjigjen OFL-së për pasurinë (EMRAT)

Para

Kreshnik Tusha ‘në hásmëri’ me Bujar Likën/ Doli nga bùrgu 3 ditë para aténtatit, babai e dorëzoi në pólici sepse qélloi me ármë banesën e biznesmenit

Para
Kreshnik Tusha ‘në hásmëri’ me Bujar Likën/ Doli nga bùrgu 3 ditë para aténtatit, babai e dorëzoi në pólici sepse qélloi me ármë banesën e biznesmenit

Kreshnik Tusha 'në hásmëri' me Bujar Likën/ Doli nga bùrgu 3 ditë para aténtatit, babai e dorëzoi në pólici sepse qélloi me ármë banesën e biznesmenit

Discussion about this post

 



Të Fundit

Berisha falënderon Peter Beyer, Lordin Jackson dhe Chris LaCivita: Nesër në pushtet do kemi bashkëpunim të ngushtë me presidentin Trump dhe kancelarin Merz

LaCivita apel për zgjedhjet: E gjithë bota po i sheh këto zgjedhje, votoni për të ardhmen tuaj! Zoti e bekoftë Shqipërinë

Reperi Stresi në mitingun e PD: I kam thënë Noizy-t se është në partinë e gabuar, Erion Veliaj po më sheh me shokët e tij

Blendi Gonxhja: Votoni PS! Më 11 maj hapim një epokë të re, atë të Shqipërisë evropiane

PS e Fierit denoncon PD. Po urdhërojnë komisionerët që te mos paraqiten në qendra e votimit në orarin e caktuar

Nis takimi përmbyllës i fushatës elektorale e PD në Tiranë, Sali Berisha shoqërohet nga LaCivita

Mitingu i mbylljes së fushatës, Edi Rama dhe Linda Rama i bashkohen socialistëve në Parkun Olimpik të Tiranës

Pogradec/Përplaset nga automjeti një 73-vjeçare, jashtë rrezikut për jetën

Edi Rama video-mesazh për 11 majin: Më 19:30 me Tiranën dhe për Shqipërinë 2030 në BE!

Faza e parë e “Giro d’Italia 2025” përmbyllet me sukses. Policia e Shtetit, kontribut thelbësor në mbarëvajtjen e aktivitetit

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.