Patrice Evra, ish-mbrojtës i Juventusit, Manchester United dhe Marseille, foli me mikrofonat e PrimeVideo para ndeshjes mes Juventusit dhe Chelsea:
“Në Torino ndihem si në shtëpi. Kam lene nje histori ketu dhe me vjen mire”.
Sakaq, i ngacmuar mbi Topin e Artë dhe Messin, francezi u shpreh: “Do të ishte absurde, vërtet e mërzitshme tani: Kantè ose Jorginho e meritojnë, ky i fundit ka fituar gjithçka që mund të fitonte”.
PSG dje mposhti Manchester City 2-0 falë golit të Gueye dhe golit të parë me fanellën parisiene të Messit që mundi Ederson me një goditje të mrekullueshme nga distanca.