Në kuadër të luftës kundër krimit të organizuar, personeli i Programit për Kontrollin e Eksporteve dhe Sigurinë Kufitare (EXBS) i ka dhuruar Policisë Kufitare dhe Administratës Doganore pajisje për zbulim dhe inspektim, pajisje,këto vlera e të cilave arrin në rreth 130,000 dollarë.
Këto paisje do të përdoren në disa prej pikave kryesore të kalimit kufitar në Shqipëri.
Dhurimi i paisjeve u bë në prani edhe të ambasadorit amerikan Donald Lu i cili zhvilloi një takim me punonjësit e e Programit për Kontrollin e Eksporteve dhe Sigurinë Kufitare (EXBS)
Në qëndër të bisedimeve ishte një prej prioriteteve kryesore të Qeverisë Shqiptare por dhe të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ishte një prej prioriteteve kryesore të Qeverisë Shqiptare por dhe të Shteteve të Bashkuara të Amerikës trafikimi i drogave të paligjshme, armëve dhe i qenieve njerëzore si dhe kontrabandimi i mallrave.”
Edhe më herët , programi EXBS i ka ofruar Policisë Kufitare dhe Administratës Doganore trajnime, pajisje dhe mbështetje me vlerë rreth 5 milionë dollarë në kuadër të përpjekjeve për zhvillimin e kapaciteteve të sigurisë kufitare.
(S.M/Faxweb.al)