05:28 | 31/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

”EXPRESS” shkrim për Shqipërinë: Si ikin ilegalisht emigrantët në Britani, rrjeti i ”Xhunglës” në Francë

13:01 | 06/12/2016
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Sociale, Te Fundit
0
”EXPRESS” shkrim për Shqipërinë: Si ikin ilegalisht emigrantët në Britani, rrjeti i ”Xhunglës” në Francë

Britanikja “Express.co.uk” i ka kushtuar një artikull të veçantë shqiptarëve që zgjedhin të emigrojnë ilegalisht duke përdorur si tranzit Dieppe-n në Francë. Një kamp masiv refugjatësh shqiptarë gëlon në Dieppe, qytetin me një ndër portet më të mëdha të peshkimit në Francë, të cilët strehohen përkohësisht për të udhëtuar më pas drejt Britanisë.

Kryetari i komunës të kësaj zone bregdetare, Sebastien Jumel, shprehet se ai bën më të mirën e tij, duke u përpjekur të kujdeset për emigrantët, megjithatë këta shqiptarë preferojnë Britaninë e Madhe se sa të qëndrojnë aty.

“Ka një numër të konsiderueshëm emigrantësh nga Shqipëria që udhëtojnë deri në Dieppe për të arritur më pas në Mbretërinë e Bashkuar. Jemi në dijeni se ka mjaft banda shqiptare që trafikojnë emigrantët kundrejt pagesave të majme. Ata përdorin kryesisht kamionët, si mjete më të sigurta për të kaluar postblloqet e policisë.”, shprehet ndër të tjera Jumel për ”Express”.

Sipas vendasve, refugjatët nga një vend i varfër si Shqipëria, zgjedhin të punojnë larg vendit për rreth tre muaj e për tu kthyer më pas me të ardhurat e tyre. “Shqiptarët nuk flasin shumë. Disa prej tyre nuk janë shumë të arsimuar.”, shprehet Ginette Poulet.

Emigrimi ilegal i shqiptarëve që mbartin me vete “ëndrrën britanike” vijon të mbetet një çështje shqetësuese për autoritetet britanike dhe ato të vendeve tranzite.

Pavarësisht arrestimeve të shumta dhe shkatërrimit të bandave të ndryshme, shqiptarët zgjedhin të rrezikojnë për të jetuar si ilegalë në Britaninë e Madhe, për aq kohë sa ata mund të qëndrojnë larg telasheve.

Fiqiri Bici 45 vjeç, i cili u dëbua nga Italia ku punonte në mënyrë të paligjshme, shprehet se dëbimet në Europë mund të jenë deri diku të ngjashme, por ai pretendon se dëbimet nga Britania e Madhe janë më të rralla, veçse në rastin kur personi kapet nga policia në rastin e kryerjes të ndonjë krimi.

france

emigrantet

Etiketa: Britania e MadheFranceilegaleRefugjate
Pas

Bylykbashi akuza të forta maxhorancës: Keni deformuar qëllimisht vetingun

Para

Ngjarje e rëndë në Tiranë. Babai ngacmon seksualisht vajzën e mitur 10-vjeçare

Para
Ngjarje e rëndë në Tiranë. Babai ngacmon seksualisht vajzën e mitur 10-vjeçare

Ngjarje e rëndë në Tiranë. Babai ngacmon seksualisht vajzën e mitur 10-vjeçare

Discussion about this post

 



Të Fundit

Mesazh i Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Drejtues Madhor Ilir Proda, drejtuar Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë

AKU zbardh analizat për rastin e helmimit në Gramsh dhe paralajmëron dezinformatorët

Raporti: Koreja e Veriut i dorëzoi Rusisë 20.000 kontejnerë me municione

Barcelona pezullon marrëveshjen e miqësisë me Tel Avivin për shkak të situatës në Gaza

Tjetër mesazh i koduar i ambasadës së SHBA: Minimi i zgjedhjeve kërcënon…

FOTO/ Elon Musk mban fjalimin e lamtumirës, shfaqet në konferencë me Trump! Presidenti amerikan i dhuron “çelësin e artë”

Masat ndëshkuese të BE, për dy vite Kosovës i pezullohen mbi 613 milionë euro

EMRI/ Të shtëna në Durrës, plagoset një person

Alarm për bombë tek Hotel Plaza/Rezulton lajm i rremë

Elbasan/ Dy 14-vjeçarë ngacmojnë seksualisht një të mitur, e filmojnë dhe postojnë në rrjetet sociale

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.