Reperi i njohur Noizy ka vendosur që të tërheqë padinë ndaj Cleviol Ahmetit, i cili përfundoi dje në pranga nën akuzën e përndjekjes. Në një shkrim të gjatë në rrjetet sociale, Noizy tregon dhe të gjitha situatat me Cleviolin që e detyruan që të kërkonte ndërhyrjen e shtetit për neutralizimin e tij, sa kohë që nuk kishin funksionuar asnjë prej rrugëve shoqëore që ai kishte ndjekur më herët, duke përfshirë në negociata dhe vëllanë e Ahmetit.
Noizy shprehet se kohët e fundit kishte rregulluar marrëdhëniet me Clevion, por ky i fundit shpërthente sërish në sharje në momentin që i binte shikueshmëria në Tik Tok. Në shkrimin e tij të gjatë, Noizy përmend disa prej situatave të përballjes me Cleviolin, nga vendosja e tritolit në biznesin e tij, te kërcënimi i babait, dhe më pas sheshimi i marrëdhënieve.
Në një moment thotë Noizy, ai e ka bërë pjesë të tavolinës ku ishte duke drekuar me prindërit e tij. Nga ana tjetër, reperi nuk lë pa përmendur dhe dy personazhe të tjera, që dje i dhanë ultimatum atij që të tërhiqte kallëzimin ndaj Clevios, Fabio Dushkun dhe Aleks Vishën.
Dy të fundit e kërcënuan Noizyn se nuk do të shkelte më në Greqi dhe në Angli nëse nuk hiqte dorë nga burgosja e Clevios.
“Vetem per gjera tmira qe ky duhet te qe te eci perpara, biles eshte aq intrigant sa qe shkon e i thot disa shokve tane te perbashket qe Noizy ka fol keq per ju, dhe kta qe i besojn ktij, a e din pse i besojn? Se kto kurre nuk mkan dasht mu thjesht skan pas arsyje me u kap, dhe tani qe K u tha qe Noizy ka fol keq per ju ktyre ju paska ngel hatri me mu dhe jan zemru, nderkohe te dy kta e kan pas numrin tim mem thirr e me u sqaru, por asnjeri e as tjetri se beri ket, sepse un jo vetem qe skam fol keq per ato por biles njerin prej tyre qe ndodhet në qeli gzoja rrespekt prej vitesh sepse ashtu na ka ra me u pershendet me Ane te disa video mesazheve kür Isha në greqi, ndersa edhe ket tjetrin e njof shuuuum kohe me perpara, me ka ndjek disa her Neper autostrad me makine qe te benim foto, shume vite me përpara.
Gjithsesi serish u bera pishman sepse sdu te perfundoje asnje person i mbyllur per shkak meje, vendosa të terheq ato cfar kam thene, jo nga frika se e din shume mire njerzit se sa frik kam une, por nga burrnia qe me ka msu jeta dhe familja, sot me premtoj vllai vet qe ta duroj edhe pak deri sa te dali ai vet do e ket në kontroll, une kam vendos te shkoj neser ta takoj K dhe ta paralajmeroj per her te fundit.
Ky eshte sqarimi i Im i fundit per kte gje, nese edhe nej her te Vetme do me provokoje mos me thoni pastaj Pse.
Dhe sa per ju qe thoni Dibrani e ka pre nbes dhe sjam burr, Hajde kush doje nga ju tma testoje burrnin time, tek e tek si në kohet e vjetra ta shofim ca bon ky Dibrani. Me arm dim gjith me u bo te fort”, shkruan Noizy në postimin e tij.