Facebook ka njoftuar fillimin e masave për të ndaluar përhapjen e lajmeve të rreme, si përgjigje ndaj presionit çdo herë në rritje për luftë kundër keqpërdorimeve që janë bërë gjatë fushatës presidenciale në SHBA.
Rrjeti më i madh social në botë ka njoftuar disa ditë mnë parë se, përdoruesit e tij mund të shënojnë faqe të dyshimta në lajmet që i shohin në profilet e tyre, si informacione të rreme, ndërsa në të njëjtën kohë do të rrisë bashkëpunimin me organizata si ABC News dhe Associated Press, me qëllim të identifikimit të faqeve autentike.
Nëse kompanitë mediale identifikojnë ndonjë artikull si falsifikim, Facebook është zotuar se tekste të tilla do të shënjohen si “e kontestuar”.
Kompania me rreth 1.8 miliardë përdorues në të gjithë botën, artikujt e tillë do i vendosë më poshtë në bllokun e lajmeve, ndërsa në momentin kur një prej tyre verifikohet si lajm fals atëherë ky i fundit nuk ka mundësi të zë vend të rëndësishëm në listën e lajmeve. (A.R/SHUPLAKA)