Krijuesi i platformës “Facebook”, Mark Mark Zuckerberg, në një postim të fundit njofton se “Facebook” do ndryshojë mënyrën e shpërndarjes.
“Facebook” pritet të shpërndajë shumë herë më pak lajme dhe postime nga faqet e bizneseve duke lënë një hapsirë më të madhe për përdoruesit e këtij rrjeti.
Me ndryshimet e reja, Facebook pritet të humbasë goxha para nga furnizuesit kryesorë që janë bizneset.
Këto ndryshime pritet të hyjnë në fuqi pas pak javësh, ndërkohë që “Facebook” ka premtuar se nuk do lejojë më që ky rrjet të zaptohet nga lajmet e rreme dhe postimet e njëpasnjëshme të mediave dhe bizneseve.
(F.G/Faxweb)
Discussion about this post