02:49 | 05/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Facebook ndante informacione me 4 kompani Kineze

23:30 | 12/06/2018
në Aktualitet, Flash, Te Fundit, Te Gjitha, Teknologji & Kuriozitete
0
Facebook ndante informacione me 4 kompani Kineze

Facebook-u ka pranuar se ka patur marrëveshje për ndarjen e të dhënave me katër kompani kineze që operojnë në fushën e teknologjisë, mes tyre edhe një kompani e konsideruar si kërcënim për sigurinë kombëtare nga komuniteti amerikan i zbulimit. Kjo ka ngritur shqetësime të reja rreth mënyrës se si i ka trajtuar të dhënat personale të konsumatorëve gjigandi i medias sociale.

Facebook-u e pranoi dje këtë fakt, vetëm dy ditë pasi gazeta “The New York Times” zbuloi se media sociale kishte bërë marrëveshje të posaçme për shkëmbimin e të dhënave me 60 prodhues pajisjesh elektronike, përfshirë Huawei-n, Lenovo-n, OPPO-n dhe TCL-në, për ta bërë më të lehtë për përdoruesit e Facebook-ut për të pasur qasje në llogaritë e tyre nga një gamë e gjerë aparatesh elektronike.

Për vite me radhë zyrtarët amerikanë kanë ngritur shqetësime për kompaninë kineze Huawei, duke pasur frikë se qeveria kineze mund të kërkojë qasje në të dhënat e ruajtura në pajisjet apo serverat e tyre. Shqetësimet bënë që ushtria amerikane të ndalonte shitjen e aparatëve celularë inteligjentë Huawei në bazat e saj.

Një nga zyrtarët e lartë të Facebook-ut, Francisco Varela, tha dje se shkëmbimi i të dhënave me Huawei-n dhe kompanitë e tjera kineze “u kontrolluan që në fazat e para”.

Facebook-u ka qenë nën kritika të forta pasi u zbulua se një kompani këshilluese politike me bazë në Britani “Cambridge Analytica”, kishte patur qasje në dhjetëra miliona të dhëna personale të përdoruesve. Vetë kompania ka qenë nën kritika kur në shtator u zbulua se rusët, duke përdorur emra të rremë, përdorën mediat sociale për të ndikuar tek votuesit përpara zgjedhjeve të vitit 2016 në SHBA.

 

Etiketa: 4 kompanifacebookinformacionekinezendante
Pas

Marrëveshja për emrin e Maqedonisë, Basha: Akt pjekurie!

Para

Franca në alarm, Mbape dëmtohet dy ditë para nisjes së Botërorit

Para
Franca në alarm, Mbape dëmtohet dy ditë para nisjes së Botërorit

Franca në alarm, Mbape dëmtohet dy ditë para nisjes së Botërorit

Discussion about this post

 



Të Fundit

Vatikani zbardh bisedën e Papës me Putinin, ja çfarë i kërkoi Ati i Shenjtë presidentit rus

Arabia Saudite merr masa për të parandaluar vdekjet nga nxehtësia gjatë Haxhit 2025

Rusia sërish mesazh Vuçiçit: Serbia i kupton rreziqet e rënies së armëve të tyre në duart e Kievit

Treni përplas makinën në Gjermani, humb jetën shoferi

Çështja e detit, ministri Hasani flet për “Kathimerinin”: Të vendosur ta zgjidhim, pjesë e një dialogu dhe bashkëpunimi konstruktiv

Kremlini akuza Perëndimit për përfshirje në “sulme terroriste” ndaj civilëve në Rusi

ZYRTARE/ Xhuljo Tabaku rinovon kontratën me Vorën

Protesta në Sofje, kundër anëtarësimit në eurozonë

Konfirmohet rasti i parë i murtajës së ruminantëve të vegjël në Shqipëri

Milani mbush arkën, shet futbollistin më të mirë të sezonit, thyen edhe transferimin e Kaká

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.