‘’Facebook’ ka lajmëruar se do të ketë ndryshime në Messenger të cilat do të irritojnë mijëra përdorues.
Me dije bëhet se nëse nuk keni një llogari në Facebook, nuk mund të regjistroheni më në aplikacionin Messenger.
Në vitin 2015 kompania lejoi përdoruesit të regjistrohen në Messenger vetëm me numrin e tyre të telefonit, por kjo gjë nuk do të ndodhë më.
Por kjo gjë do aplikohet vetëm për regjistrimet e reja. Ata që i kanë hapur llogaritë më parë në ‘Messenger’ nuk do të kenë asnjë problem.
Ende nuk dihet se përse është marrë ky vendim, pasi ende nuk është dhënë ndonjë shpjegim. Por përflihet se ky rregull do të shkaktojë shumë nervozizëm.