Mbrëmjen e kaluar kryeministri Edi Rama ishte i ftuar në emisionin “Zonë e Lirë” dhe siç ndodh zakonisht kur shfaqet në studio televizive linkun e intervistës, Rama e shpërndan edhe në rrjetin social Facebook, për t’i dhënë mundësi ndjekësve të tij ta ndiqnin atë “live”.
Ndërkohë që një prej ndjekësve të intervistës së Ramës, duket se ka qenë edhe një adresë falso e Pandeli Majko, dhe ky i fundit ka bërë edhe një koment, ku ka dërguar një emoji ku sytë kanë formë zemre, veprim i cili u pasqyrua në median online si lajm.
Këtë e ka konfirmuar vetë Majko, i cili me anë të një postimi në adresën e tij zyrtare në Facebook, shkruan se ky është ai momenti kupton se “shpifjet” kanë karakteristika pozitive
“Çohesh në mëngjes dhe shikon që një faqe facebook-u “fake” ka bërë lajm! Ky është ai momenti kur kupton se “shpifjet” kanë karakteristika pozitive”-shkruan Majko.
(M.Q/Faxweb)