Me urgjencë fadromat e IKMT-së kanë nisur punën mëngjesin e sotëm për pishjen e banesave në zonën e Shkozës. 153 shtëpi pritet të shemben edhe pse nga deputetja e zonës Elona Gjebrea iu kishte premtuar krejt të kundërtën.
Policë të armatosur deri në grykë, ndërsa një pjesë e familjarëve janë ngujuar në banesat e tyre. Shumë shprehen të frikësuar, ndërsa qeveria bën lëvizjen e rradhës.
Pak ditë më parë deputetja e zonës Elona Gjebrea u kishte premtuar banorëve se do tu jepnin kohë dhe një grup ndërinstitucional do të bënte të mundur arritjen e një marrëveshje me ta.
Mesa duket edhe deputetja e re e Kuvendit është përfshirë nga ‘’standardi” i politikës, zgjidhje sa për të bërë bujë në media, dhe pastaj banorët të lihen në mëshirë të fatit.
REAGIMI I GJEBRESË DISA DITË MË PARË PAS PROTESTAVE TË BANORËVE:
“Do doja të informoja mbarë opinionin publik, se jam maksimalisht e angazhuar për zgjidhjen e situatës me banorët e Shkozës në lidhje me prishjen e banesave për shkak të ndërtimit të Unazës së Re. Kam qenë në komunikim të vazhdueshëm me ta, si përpara fushatës dhe pas saj, përfshirë këtu edhe ditën e sotme ,ku para disa minutash ,mbarova takimin me qytetarët.
Dëshiroj të sqaroj, se ne nuk e kemi shfrytëzuar këtë situatë për të kërkuar vota apo mbështetje tjetër nga ata. Por, si deputete e zonës, jam në mbështetje të tyre për zgjidhje të problemeve dhe jo shfrytëzime për qëllime partiake. Këtë nuk do ta bëj kurrë.
Një grup ndërinstitucional ,u krijua me porosi të Kryeministrit dhe me pjesëmarrje te Kryetari të Bashkisë, z. Erion Veliaj. Po bëjmë më të mirën, që qytetarët të sqarohen dhe t’ju ofrohen mundësi mbështetje në rastin e banesave pa legalizim dhe leje ndërtimi. Përfaqësia e ngritur nga banorët që preken nga ky projekt, do të informohen hap pas hapi për vijueshmërinë e këtij procesi. Faleminderit!”
(E.K/SHUPLAKA)