16:27 | 26/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

‘Fajin e ka monopoli’, Rama dhe Balluku prezantojnë projektin e aeroportit: Kemi marrë masa

20:03 | 16/09/2019
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
‘Fajin e ka monopoli’, Rama dhe Balluku prezantojnë projektin e aeroportit: Kemi marrë masa

Edi Rama ishte pasditen e sotme në qytetin bregdetar të Vlorës nga ku bëri prezantimin projektit të Aeroportit Ndërkombëtar që pritet të ndërtohet atje, si dhe tregoi gjithashtu edhe projektet më të rëndësishme që ka qeveria për këtë qark.

Gjatë fjalës së tij, Rama u shpreh se qeveria pritet që të konsultojë projektin për aeroportin, ndërsa ka shtuar se po punohet edhe për projekte të tjera në Vlorë, për ta kthyer qytetin në një bazë të frekuentimit nga turistët e huaj.

“Duhet të investojmë akoma më shumë në Vlorë, sepse qyteti gjithmonë e më shumë do të kthehet për turizëm. Sot për sot nuk është e mundur që shtëpitë në lagje të caktuara të shërbejnë për turistët, sepse gjenden në konteste antituristike. Paralelisht duhet të punojmë fuqishëm, ne si qeveri dhe bashkia.

Do të transformojmë portin, do ta kthejmë në port turistik. Padyshim që qendra e gravitetit të zhvillimit është Aeroporti Ndërkombëtar. Tani kanë filluar të shkruajnë edhe gazetat e huaja se kush e ka marrë përsipër. Ne akoma jemi në proces të diskutimit të brendshëm për mënyrën sesi do të procedojmë. Kemi opsionin për një kompani ndërkombëtare që do e ndërtojë ose ta nisim vetë. Kemi përcaktuar një buxhet si qeveri, pastaj do të merret vendim, së shpejti. Aeroporti do kërkojë kohën e vet”, tha kryeministri.

Lidhur me projektet të cilat ai i quajti më të rëndësishmit në këtë Rajon, Rama tha se qeveria ka disa të tilla që priten të bëhen realitet duke thënë ndër të tjera se përveç punës për arritjen e një plani konkret për Aeroportin, po punohet gjithashtu edhe për projekte të tjera në Vlorë, për ta kthyer qytetin në një bazë të frekuentimit nga turistët e huaj.

“Duhet të investojmë akoma më shumë në Vlorë, sepse qyteti gjithmonë e më shumë do të kthehet për turizëm. Sot për sot nuk është e mundur që shtëpitë në lagje të caktuara të shërbejnë për turistët, sepse gjenden në konteste antituristike. Paralelisht duhet të punojmë fuqishëm, ne si qeveri dhe bashkia.

Do të transformojmë portin, do ta kthejmë në port turistik. Padyshim që qendra e gravitetit të zhvillimit është Aeroporti Ndërkombëtar”, tha Rama.

Nga ky aktivitet në Vlorë, foli edhe ministrja Belinda Balluku ku tha se Aeroporti i Rinasit ka cënuar edhe sigurinë.

“Aeroporti i Tiranës nuk mban një emër të mirë. Mban emrin e Nënë Terezës por i ka cënuar xhepat e shqiptarëve, ka cënuar disa herë edhe sigurinë. Kemi marrë masa. Presim të na paraqiten ndryshimet për dy vitet e ardhshme”, u shpreh Balluku.

Lidhur me çmimin e kripur të biletave të avionëve, kryeministri Edi Rama tha se situata do lehtësohet, por në një plan afatgjatë.

“Tmerri i biletave të shtrenjta të marrë fund njëherë e mirë. Kjo do të kërkojë kohë dhe durim në planin afatmesëm, ndërsa në planin afatgjatë do të ndryshojë. Me rënien e monopolit të Aeroportit të Rinasit, me ndërtimin e Aeroportit të Kukësit dhe Vlorës, do të ketë shumë zgjedhje dhe mundësi”, tha Rama.

(F.GJ/FAXWEB.AL)

Etiketa: aeroporti i vloresAEROPORTI NDERKOMBETAR I VLORESedi ramaRAMA NE VLORE
Pas

Neymarit nuk i bëjnë përshtypje kritikat e tifozëve, publikohet video provokuese

Para

Në shenjestër janë Mali dhe Mesdheu, ISIS paralajmëron sulme terroriste

Para
Në shenjestër janë Mali dhe Mesdheu, ISIS paralajmëron sulme terroriste

Në shenjestër janë Mali dhe Mesdheu, ISIS paralajmëron sulme terroriste

Discussion about this post

 



Të Fundit

Situata me zjarret në vend, ministri Vengu: 17 vatra aktive, 1000 forca në terren dhe mbështetje nga ajri me helikopterë e avionë

Goditja e rrjetit të drogës nga Amerika Latine, SPAK bën reagimin zyrtar: Sekuestrohen 6 ton kokainë me vlerë 411 mln euro. 16 persona nën hetim

Zjarri me përmasa të mëdha aktivizohet në zonën e Konispolit, rrezikohen banesat. Zjarrfikëset ndërhyjnë për shuarjen e flakëve

EMRI/ Dhunohej nga burri, gruaja largohet nga shtëpia. Policia arreston 58-vjeçarin në Tropojë, nis kërkimet për 48-vjeçaren

Ndezi zjarr në tokën e tij por u dogjën edhe 225 rrënjë ulliri, arrestohet 64 vjeçari në Fier

Rusia kryen sulme masive ndaj dy rajoneve kyçe në Ukrainë

EMRI/ Tentoi të kalonte 3 emigrantë të huaj drejt Greqisë, arrestohet në Korçë marokeni 24-vjeçar

Furnizonin me kokainë shpërndarësit në Tufinë, Kinostudio e Fresk, 2 të arrestuar në Tiranë (Emrat)

Putini premtoi se 18-vjeçarët nuk do të luftonin në Ukrainë, por të paktën 245 prej tyre kanë humbur jetën

Dështon rrjeti i prostitucionit në Elbasan, arrestohen tutorë e punonjëse seksi! Procedohen pronarët e dy apartamenteve dhe sanitarja

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.