06:43 | 11/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Fajin ma ka LSI-ja dhe çamët, ky argument nuk është asgjë më shumë sesa përpjekja tekanjoze e një çilimiu që bën të gjitha marifetet për të fshehur fajin

14:00 | 12/06/2017
në Aktualitet, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Fajin ma ka LSI-ja dhe çamët,  ky argument nuk është asgjë më shumë sesa përpjekja tekanjoze e një çilimiu që bën të gjitha marifetet për të fshehur fajin

Nga Andi Bushati

Edi Rama po pranon miting më miting dhe me gojën plot të gjithë akuzat e kritikëve se shteti që premtoi katër vite më parë, degjeneroi në një bandë kleptokratësh. Ai nuk ka tanimë, as kompleksin më të vogël që të pohojë se administratën e ndau sipas interesave të tepsisë, se qytetarëve u ka ardhur në majë të hundës nga zyrat e shtetit, se atyre iu kanë vjelë paratë, kur kanë dashur të marrin një dokument hipoteke, se atyre u kanë shkundur portofolin kur iu është dashur patenta.

Kush ka qenë kundërshtar i kryeministrit aktual, kush nuk e ka pranuar propagandën delirante të njeriut që pretendoi se po bënte shtet, kush ka përqeshur me sarkazëm premtimin se falë sistemit që do ngrinte, Rama do të bënte të ndershëm edhe hajdutët e LSI-së, sot duhej të miklohej nga krenaria e hidhur e atij që prej kohësh ka thënë të vërtetën.

Kryeministri po bën fushatë për të treguar se ka dështuar. Por, pasi ka pranuar këtë të vërtetë, që i del në sondazhet e papublikuara, në perceptimin popullor, tek të gjithë njerëzit që takon jashtë rrethit të tij të servilëve, ai ka gjetur edhe një justifikim: “Fajin ma ka LSI-a dhe çamët”. Vjedhja ka ndodhur në zyrat që ata kanë marrë si pasojë e të qenit në koalicion dhe si domosdoshmëri për të ushqyer partitë e vogla klienteliste.

Ky argument nuk është asgjë më shumë sesa përpjekja tekanjoze e një çilimiu që bën të gjitha marifetet për të fshehur fajin. Pa dyshim që LSI-a dhe PDIU kanë bërë kërdinë në zyrat e shtetit. Por ata kanë çuar në selitë e tyre vetëm majën e ajsbergut. Vjedhja masive, ajo me koncesionet, ajo me shëndetësinë falas, ajo me lejet e ndërtimit, ajo me kultivimin e parcelave me kanabis është drejtuar nga njeriu që raporti konfidencial i OSBE-së e konsideronte si miliarderin më të madh të Shqipërisë.

Ky nuk është më një sekret dhe prandaj Rama është detyruar të pranojë dështimin duke u përpjekur të fshihet pas justifuikimeve banale se fajin e kanë partitë e vogla.

Por, meqë jemi në fushatë dhe meqë kryeministri po përpiqet ta fusë debatin në një rrugë qesharake, le t’a analizojmë edhe pretendimin e tij. Le të mbyllim për një çast sytë, të imagjinojmë sikur nuk kemi jetuar në këtë vend, sikur nuk i kemi prekur gjëmat e rilindasve.

Le të besojmë, për një moment të vetëm pretendimin se peshku i Ramës qenkësh qelbur nga bishti.

Por, pasi të bëjmë këtë, përsëri mbërijmë tek pyetja: A ka përgjegjësi Rama (edhe nëse nuk paska vjedhur vetë) që i la aleatët e tij të vjedhin, vetëm për të mbajtur karrigen e pushtetit?

Edhe kjo mënyrë “dashamirëse” gjykimi përsëri e nxjerr zbuluar kandidatin për klloun të Rilindjes.

Në vitet 2009- 2013 ai kërkoi mbështetje duke thënë se Ilir Meta është njeriu që “vjedh vota për të vjedhur Shqipërinë dhe që vjedh Shqipërinë për të vjedhur vota”. Me këtë fabul e shtyu katër vite. Por, pasi nënshkroi marrëveshjen e 1 prillit, ai nxorri formulën se në sistemin që do të ngrinte Meta do të shndërrohej nga hajdut në burrë të ndershëm. Me këtë fabul iku dhe një mandat tjetër. Dhe tani ai po kërkon të blejë katër vite të tjera kohë duke thënë se Ilir Meta doli ai mashtruesi i fillimit që vazhdoi të vjedhë me patentat dhe hipotekën, që sistemi i ngritur nga Rilindja nuk e ndali dot?

A është e mundur të besohet një gënjeshtër e kthyer për herë të tretë mbrapsht si një xhaketë e stërpërdorur? A është e mundur të merret seriozisht një njeri që një herë thotë se Meta është një xhepist i pakontrollueshëm, pastaj zotohet: më besoni mua se do ta kontrrolloj dhe më pas këmbëngul, më jepni edhe një shanc se ai mbeti hajduti që unë se kontrollova dot?

Edhe sikur vetëm për kaq sot Edi Rama duhet t’i kthehej me kohë të plotë poçtarisë dhe për të nuk duhej të flitej më publikisht.

Por historia e tij nuk mbaron këtu. Ne do ta shohim se ajo do të vazhdojë. Kryerilindasi tani po kërkon timonin për të qeverisur i vetëm. Për të eleminuar partitë e tjera që i afrohen qeverisjes vetëm për “tepsinë”. Dhe për ta bërë më të besueshme këtë, ai po proklamon se kjo nuk i duhet për një pushtet më të madh, por për të realizuar qëllime më të mëdha.

Pra shkurt ai po premton se nëse shqiptarët nuk i japin mandat të qeverisë i vetëm, ky njeri që nuk interesohet për karrigen në vetvete, nuk ka pse të jetë më në timon, pasi do të qe e kotë që ai të ishte sërish kryeministri i tepsisë që të ndante drejtori për të mbajtur kolltukun e tij.

Këtë fabul me sa duket do ta dëgjojmë deri në 25 qershor. Por më pas qetësohuni, ai nuk do të ikë. Ai do të vazhdojë të jetë sërish ndarësi i tavës dhe do të bëjë koalicion me mëkatarët e deri djeshëm. Në këtë kuptim, këto zgjedhje nuk kanë asnjë surprizë. Ato sërish na ofrojnë Ramën si të njëjtë gjellë të servirur në tepsi të ndryshme. E vetmja e panjohur e deritanishme është gëneshtra e re që do të duhet të shpikë për të justifikuar pazarin e ri. Kjo po që mbetet për tu zbuluar: fabula e re që do të krijojë për ta shtyrë edhe katër vite të tjera./ Marrë nga lapsi.al Titulli origjinal  ”Një tjetër Ramë në 26 qershor”

Etiketa: edi ramaLSIpdiurama
Pas

Fjalët për Koçon prekin jo pak, por vëmendja e ndjekësve shkon diku tjetër në FOTON e çiftit Kokëdhima

Para

“Plani Marshall për Ballkanin”, Koordinatori gjerman tregon si do funksionojë rajoni (INTERVISTA)

Para
“Plani Marshall për Ballkanin”, Koordinatori gjerman tregon si do funksionojë rajoni (INTERVISTA)

"Plani Marshall për Ballkanin", Koordinatori gjerman tregon si do funksionojë rajoni (INTERVISTA)

Discussion about this post

 



Të Fundit

Përplasje PD-PS në Dibër, bllokohet makinë me para e tollona nafte

Kukës/Dy persona në kërkim për korrupsion zgjedhor, kontrolle nga SPAK dhe Policia

Papa Leoni XIV nderon Françeskun me lutje private në Santa Maria Maggiore

Krujë/Niset shpërndarja e kutive të votimit për zgjedhjet, 93 qendra dhe mbi 62 mijë votues

Tragjedi në Divjakë, 65-vjeçari gjendet i mbytur në një kanal vaditës

Reuters: Liderët evropianë, Trump pranoi sanksione ndaj Rusisë nëse dështojnë përpjekjet për armëpushim

Në kërkim të mbështetjes ruse, Dodik takohet katër herë me Putinin në dy ditë

Elbasan/ Prokuroria ndalon katër persona për shtrimin e rrugëve në Belsh në prag të zgjedhjeve

Tragjedia në Gramsh, dalin pamjet e kantierit të HEC-it ku dy të rinjtë ishin duke punuar para se t’i zinte masivi i dheut që u shemb

Ministri i Brendshëm Ervin Hoxha pret delegacionin e eurodeputetëve: Të angazhuar për zgjedhje të qeta dhe transparente

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.