22:37 | 11/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

Fajtore e gjithë elita drejtuese e Partisë Demokratike, dhe kryefajtori…

14:07 | 11/12/2021
në Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Fajtore e gjithë elita drejtuese e Partisë Demokratike, dhe kryefajtori…

Nga Artan Fuga

Eshtë e padyshimtë që kriza që përjeton opozita shqiptare, kriza e gjithë këtyre muajve në partinë më të madhe opozitare, kalimi i të gjitha pushteteve vendore, në Kuvend, te partia në pushtet dhe Edi Rama, harxhimi kotmëkot i fuqive njerëzore të opozitarëve nëpër rrugë dhe sheshe duke i ftuar dhe zbuar pastaj, bllokimi i demokratizimit të partisë demokratike, zhgënjimi i opozitarëve, që për të shprehur dëshpërimin e tyre ndaj lidershipit demokrat erdhën nga ana e anës në Kuvend, qorollepsjen e ideve të demokratëve shqiptarë, tensioni që ka krijuar një pjesë e publikut shqiptar me aleatët tanë të mëdhenj strategjikë, degjenerimi i deputetëve dhe i Kuvendit, humbja e zgjedhjeve të fundit, dalja në krye të pd e njerëzve pa asnjë kontribut në demokraci dhe pa asnjë fije identiteti politik opozitar, gjithçka në kampin që duhet të kthente demokracinë ka si përgjegjës kolektivisht: deputetët demokratë, antarët e këshillit kombëtar, kryesinë e partisë, madje edhe vetë Sali Berishën, por mbi të gjithë përgjegjësia kryesore e rëndë, e pashlyeshme, e padiskutueshme bie mbi një njeri.

Ky qytetar e ka emrin Lulzim Basha! Sado të duash ta mbrosh, nuk e mbron dot pa u bërë budalla! Ai humbi dhe zgjedhjet e fundit me fushatën e shëmtuar që bëri,

Dhe sot në vend të vente në stadium, atje ku e kërkonte përgjegjësia përpara edhe sikur dhjetë delegatë të ishin, edhe sot mbeti te shkallët e ndërtesës së partisë, inaguroi instalacione absurde, merret me gjëra të vdekura simbolike, dhe nuk u bie në gjunjë demokratëve të gjithë shqipërisë për të kërkuar falje, falje, falje dhe t’u jepte llogari deri në një aty, apo të merrte iniciativën atje!
Ai nuk ishte në lartësinë e detyrës së tij! E them pa asnjë ndjenjë subjektive, thjesht e konstatoj si studjues i historisë politike të Shqipërisë.

Deri më sot këtë nuk e ka bërë asnjë kryetar partie, që të shohi antarët e partisë së tij në stadium mbledhur dhe vetë të qendrojë diku në një qoshe të Tiranës! Vuri në siklet edhe operatorët e tv të Tiranës që duhet të bënin zoom që të mos dukej në ekran se aty nuk kishte veçse një tufë individësh pa asnjë përfaqësim politik. O Zot tragjikomedi opozitare!

Sa tragjike dhe po aq komike! Cfarë zhgënjimi i rëndë! Ku e la Republikën e Re që propagandonte para disa vitesh! Kurrë nuk deshi dhe nuk diti ta demokratizojë partinë, sepse pas 25 prillit deshi të ruante karrigen e tij, që edhe atë nuk diti ta ruajë, dhe përpara këtij Kuvendi që është ngjarja më e rëndësishme politike këtë të shtunë në Evropë, e futi për pasojë Shqipërinë në hulli që një Zot e di sesa energji do të duhen për ta nxjerrë!

Jooooooo, e pafalshme! O Zot, të isha unë, do kërkoja një mijë herë falje, falje, falje!

Pas

“Paralajmëroj Millosheviçin e ri”, Berisha ka një mesazh dhe për Vuçiç: Mos guxo të vish në Tiranë…

Para

Dëbora mbulon fshatin/ Turistët drejt jug-lindjes së Shqipërisë, bllokohet rruga hyrëse e Voskopojës, makinat nuk kanë zinxhirë për gomat (VIDEO)

Para
Dëbora mbulon fshatin/ Turistët drejt jug-lindjes së Shqipërisë, bllokohet rruga hyrëse e Voskopojës, makinat nuk kanë zinxhirë për gomat (VIDEO)

Dëbora mbulon fshatin/ Turistët drejt jug-lindjes së Shqipërisë, bllokohet rruga hyrëse e Voskopojës, makinat nuk kanë zinxhirë për gomat (VIDEO)

Discussion about this post

 



Të Fundit

Kamëz/ Një kuti e pavlefshme, fletët e votimit nuk ishin sipas procedurës

Numërohet kutia e parë në Pustec, ja sa vota kanë marrë PS dhe PD

KQZ publikon shifrat e pjesëmarrjes në zgjedhjet parlamentare

Nis numërimi në Bashkinë e Pustecit. PD-ASHM në avantazh nga rezultati elektronik i 6 kutive të para të Vorës

Deklaratë nga Partia Socialiste: KQZ duhet të shpallë menjëherë rezultatin në Vorë dhe Njësinë Nr.10. Vendimi për vonesën, arbitrar dhe zhgënjyes

Video/Fillon numërimi i votave në Parkun “Olimpik” në Tiranë, votat e diasporës numërohen

Nis dorëzimi i kutive të votimit për njësinë nr.5 në ambientet e shkollës 9-vjeçare “Vasil Shanto” në Tiranë

Pogradec/Arrestohen dy nga katër personat që dhunuan familjarët e komisionerit E.G., vijon puna për kapjen e të tjerëve

Berisha: Baton Stanishiqi nuk ka bërë asnjë exit-poll, Rama po e përdor si gënjeshtar të gatshëm sepse këto janë orët e tij të fundit në pushtet

Berisha: Rritje e ndjeshme e elektoratit tonë, askush nuk ndikon vullnetin e sovranit

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.