Në një kohë kur nuk mungojnë tensionet mes shteteve dhe kur disa prej tyre zotërojnë edhe armë bërthamore, çdo njeri i trembet një lufte në rang botëror.
Por cilat janë vendet me ushtritë më të fuqishme në planet?
“Credit Suisse” ka bërë një renditje duke vlerësuar numrin e trupave të gatshme, teknologjinë, mjetet e blinduara, fuqinë ajrore, atë detare.
Top 10 ushtritë më të fuqishme në botë:
10 – Turqia
Shpenzon 18.2 miliardë dollarë për ushtrinë, ka 410 mijë e 500 ushtarë në shërbim, 3778 tanke, 1020 mjete luftarake ajrore dhe 13 nëndetëse.
9 – Britania e Madhe
Shpenzon 60.5 miliardë dollarë, ka 147 mijë trupa në gatishmëri, 407 tanke, 936 mjete luftarake ajrore dhe 10 nëndetëse. Renditet në këtë pozicion për shkak të aeroplan-mbajtësve që zotëron.
8 – Italia
Shpenzon 34 miliardë dollarë për ushtrinë, ka një personel të gatshëm prej 320 mijë ushtarësh, 586 tanke, 760 mjete luftarake ajrore, 6 nëndetëse dhe dy aeroplan-mbajtëse.
7 – Koreja e Jugut
Tensionet e vazhdueshme me Veriun komunist e kanë detyruar Seulin që të rrisë nga viti në vit sasinë e parave që shpenzon për ushtrinë. Sot shpenzon 62.3 miliardë dollarë, ka një personel prej 650 mijë trupash të gatshme, 2381 tanke.
6 – Franca
Bën pjesë tek vendet me ushtri të vogël, por mjaft efikase. Zotëron trupat më të mirëtrajnuara, por edhe teknologjinë e fundit në armatime. Shpenzon 62.3 miliardë dollarë në vit, ka një personel prej 200 mijë trupash, 423 tanke, 1264 mjete ajrore.
5 – India
Shpenzon 50 miliardë dollarë në vit, ka një forcë prej 1 milion e 325 mijë ushtarësh të gatshëm 6464 tanke, 1905 mjete luftarake ajrore dhe 15 nëndetëse.
4 – Japonia
Ushtrinë e vet e ka ngritur mbi qëllime mbrojtëse dhe sot ka ndoshta forcën më vdekjeprurëse të mbrojtjes që përbëhet nga një fole e madhe helikopterësh. Shpenzon 41.6 miliardë dollarë në vit, ka në gatishmëri 250 mijë trupa, 1613 mjete luftarake.
3 – Kina
Vitet e fundit ka rritur ndjeshëm shpenzimet për ushtrinë duke e modernizuar atë. Sot shpenzon 2016 miliardë dollarë në vit, ka një forcë tokësore gjigante, prej 2 milionë e 333 mijë trupash, 9150 tanke, 2860 mjete luftarake ajrore dhe 67 nëndetëse.
2 – Rusia
Shpenzon 84.5 miliardë dollarë në vit, ka një personel prej 766 mijë trupash në gatishmëri, 15400 tanke, 3429 mjete luftarake ajrore dhe 55 nëndetëse.
1 – Shtetet e Bashkuara të Amerikës
Shpenzojnë 601 miliardë dollarë në vit për ushtrinë, ka një personal të gatshëm prej 1 milionë e 400 mijë trupash, 8848 tanke, 13892 mjete luftarake ajrore dhe 72 nëndetëse. (A.R/SHUPLAKA)