Disa media opozitare i kanë kushtuar një rëndësi të madhe, fjalive haluçinante dhe të pakuptimta të shefit të komanduar të diplomacisë shqiptare, Gent Cakaj.
Mirëpo këto nuk janë thjesht fjali të ndërthurura mirë, prej intelektit të një personi me njohuri të gjera. Mesa duket ka shumë më tepër për të thënë. “Të pamësuar të lexojnë, të paaftë të kuptojnë dhe të padëshiruar të shohin e të flasin tjetër gjë, përveç të keqes që u dëshiron syri e u nxjerr goja, rrugëhumburit e politikës e të medias e keqpërdorën edhe këtë raport si gjithçka tjetër, për të tërhequr zvarrë publikun në llumin e fjalëve të tyre” ka komentuar Ministri i jashtëm i dekretuar Rama, përmes një postimi në Facebook të një konference për shtyp të personit të cilit i ka lënë detyrën.
Ndërkohë edhe Gent Cakaj nga ana tjetër i është kthyer duke u shprehur: “Kemi rritje të bashkëpunimit ndërkombëtar, raporti thekson faktin se vendi ka arritur rezultate thelbësore në luftën kundër narkotikëve dhe krimit të organizuar për shkak të përpjekjeve për integrim në BE”
Nëse lexon deklaratën e krijuar nga Rama të jepet përshtypja se raporti është pozitiv. Po çfarë thuhet aty realisht dhe cilat janë togfjalëshat e censuruar? Nga një përkthim i Zërit të Amerikës vihet re se raporti ndërkombëtar për Shqipërinë është modifikuar: “Vëllimi i konfiskimeve të drogës dhe arrestimet e lidhura me drogën në vitin 2018, ishin me rëndësi, të nxitura kryesisht nga bashkëpunimi i organeve ligjzbatuese me partnerët ndërkombëtarë,presioni ndërkombëtar në rritje dhe përpjekjet e Shqipërisë për të hyrë në Bashkimin Europian”
Në këtë mënyrë nga gjithë kjo dalim në përfundimin se edhe në rastet kur në vendin tonë është luftuar trafiku, kjo ka ardhur ose me nxitjen ose me presionin ndërkombëtar, ‘nuanca” këto të cilat zv/ministri ashtu sikurse edhe kryeministri i ka mohuar.
Po ashtu ajo ajo që bënë përshtypje është edhe konkluzioni i raportit të cilin sipas Ministrit të Jashtëm Rama thuhet: “Raporti nuk është konstatim krize, por identifikim momentumi pozitiv dhe trendeve në rritje”. Ndërkohë DASH në raportin e tij deklaron edhe diçka më të rëndë që është sasia e heroinës e trafikuar nga Shqipëria drejt vendeve perendimore, e cila mesa duket ka ardhur në rritje.