09:14 | 28/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Faktet tronditëse për vëllain e Xhafajt, demokratët në konferencë

14:32 | 10/05/2018
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Faktet tronditëse për vëllain e Xhafajt, demokratët në konferencë

Pas paralajmërimit të kreut të PD-së, Lulzim Basha nga Kuvendi, se fakte të reja dhe tronditëse do të dalin në dritë për dosjen “Xhafaj”, nga selia blu kanë dalë në konferencë Gazment Bardhi dhe Enkelejd Alibeaj.

Në fjalën e tij, Alibeaj tha se Xhafaj pranoi për herë të parë dënimin e të vëllait.

Alibeaj ka shtuar se pavarësisht pranimit, Xhafaj nuk iu është përgjigjur 7 pyetjeve që iu drejtuan dje nga selia blu.

Deklarata e Alibeajt:

Në Shtator 2017, Fatmir Xhafaj e konsideroj akuzën se i vëllai është i dënuar për trafik ndërkombëtar droge, si një çështje të sajuar nga opozita, dhe se nëse do të kishte fakte dhe prova për këtë, atëherë
PD duhet t’i gjente dhe do ishte një rast i mirë për ta “kryqëzuar” atë.

Pasi PD publikoi dje vendimin gjyqësor të formës së prerë të Gjykatës së Kasacionit, se i vëllai i Ministrit të Brendshëm, shtetasi Agron Xhafaj është i dënuar për trafik ndërkombëtar, me 7 vjet e 2 muaj burgim, dhe se ai nuk ka vuajtur asnjë ditë nga ky dënim, Fatmir Xhafaj doli dhe përgjënjeshtroi veten.

Për ndërsa pranoi se e ka gjetur online vendimin e dënimit të të vëllait, Fatmir Xhafaj la pa përgjigje, ashtu sic paralajmëruam edhe dje, 7 pyetjet që i bëmë.

Pse nuk ka përmbushur përgjegjësitë e tij ligjore Ministri i Brendshëm, për të kërkuar identifikimin e Agron Xhafajt dhe për të verifikuar zyrtarisht nëse është apo jo i dënuar, në kushtet kur deklaron se cilido në këtë vend, përfshi atë vetë apo familjarët e tij nuk është mbi ligjin, dhe se ai dhe qeveria e tij nuk i siguron dhe nuk i garanton imunitet nga shkelja e ligjit askujt?

2) Pse nuk ka kërkuar nisjen e procedurave për arrestimin dhe më pas ekstradimin e tij në Itali, siç ka vepruar për shtetas të tjerë? Pse nuk i ka kontaktuar Fatmir Xhafa, as shkresërisht, dhe as informalisht, autoritetet ligjzbatuese italiane, siç ka vepruar për shtetas të tjerë?

Përgjigjet e këtyre pyetjeve, të cilat Fatmir Xhafaj nuk i jep dot, provojnë sesi po e përdor ai detyrën e Ministrit të Brendshëm për të mbrojtur të vëllain e dënuar për trafik ndërkombëtar droge.

Pyetja që ngrihet sot nga të gjithë është: A është ndihma që po i jep Fatmir Xhafaj si Ministër i Brendshëm të vëllait të dënuar për trafik droge, rasti parë, apo ai ka ndikuar edhe më herët, duke përdorur funksionet publike, për ta mbrojtur të vëllain?

Kësaj pyetje Fatmir Xhafaj iu përgjigj dje! Edhe kësaj here mashtroi.

Ky është mashtrim!

Ne sot do të provojmë, me fakte dhe prova, sesi Fatmir Xhafaj, dje si Kryetar i Komisionit të Reformës në Drejtësi dhe Kryetar i Komisionit të Ligjeve, njëlloj si sot Ministër i Brendshëm, jo vetëm ka ndikuar në këtë çështje, por i ka siguruar të vëllait lirinë e përjetshme, dhe garancinë me ligj të shmangies nga vuajtja e dënimit të marrë në mungesë për trafik ndërkombëtar droge.

Shqiptarët e kujtojnë se një nga ligjet e miratuara në kuadër të Reformës në Drejtësi, ishte edhe ndryshimi i Kodit të Procedurës Penale.

Pikërisht ky ligj ishte mundësia e artë që Fatmir Xhafaj të zgjidhte hallin e madh të vëllait të tij Agron Xhafaj të dënuar për trafik ndërkombëtar droge, në Itali, në mungesë.

Pa transparencë dhe në konflikt të pastër interesi, Fatmir Xhafaj propozoi dhe miratoi një ndryshim në Kodin e Procedurës Penale, që i siguron paprekshmërinë vëllait të tij Agron Xhafaj. Konkretisht, në nenin 491 të Kodit të Procedurës Penale, befas dhe pa asnjë diskutim, shtohet pika “f”, duke parashikuar që NUK MUND TË JEPET EKSTRADIMI KUR PERSONI I KËRKUAR ËSHTË DËNUAR NË MUNGESË, ME PËRJASHTIM TË RASTIT KUR SHTETI KËRKUES JEP GARANCI PËR
RISHIKIMIN E VENDIMIT.

 

(F.G/Faxweb.al)

Pas

Ekstradimi ‘trazoi’ politikën, reagon Izet Haxhia: Qofshin të djathtë apo të majtë, në mënyrë kategorike…

Para

PD: Si e falsifikoi kodin e procedurës penale Fatmir Xhafaj për të shpëtuar të vëllanë, çfarë u shtua

Para
PD: Si e falsifikoi kodin e procedurës penale Fatmir Xhafaj për të shpëtuar të vëllanë, çfarë u shtua

PD: Si e falsifikoi kodin e procedurës penale Fatmir Xhafaj për të shpëtuar të vëllanë, çfarë u shtua

Discussion about this post

 



Të Fundit

Sulm i Natës në Odesë: Dy të Vdekur dhe Nëntë të Plagosur nga Goditja Ruse

Ministri i Jashtëm izraelit: Bota ka detyrim të ndalojë Iranin nga zotërimi i armës bërthamore

Republika Demokratike e Kongos dhe Ruanda nënshkruajnë marrëveshjen e shumëpritur të paqes në Uashington

Vuçiç u drejtohet studentëve protestues: Ultimatumi juaj nuk është pranuar

Trump flet sërish për Kosovën e Serbinë: Ishin gati për luftë të madhe, unë e ndala!

Zjarr i madh në Peshtan të Fierit, digjen rreth 400 dëngje bari dhe një stallë bagëtish(PAMJET)

Dronët ukrainas shkatërrojnë dy bombardues SU-34 në aeroportin rus

Kosovë, debat për votim të fshehtë/ Kandidatja për kryetare e kuvendit, Haxhiu: Nëse nuk marr 61 vota tërhiqem! Opozita njofton bojkot

Gjermania pezullon për 2 vjet ribashkimin familjar për refugjatët me status mbrojtjeje

124 mjekë të rinj specializantë nënshkruajnë kontratën me MSHMS, Koçiu: Do jeni dëshmitar të transformimeve në QSUNT

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.