Pas reagimeve të stausit sqarues të deputetit të partisë socialiste Pjerin Ndreu ku shprehej se falangat e LSI-së pa shkollë dhe pa asnjë kualifikim vegjetojnë akoma në qeverisje, ka ardhur dhe reagimi i Sekretarit të Përgjithshëm të LSI-së Endrit Braimllari.
Braimllari shprehet përmes një satausi në rrjetin social Facebook, se janë të shumtë njerëzit që LSI iu ka dhënë shansin, dhe nuk ka parë bindje politike por është bazuar në vlerat që ata mbartin dhe në respekt të ligjit.
Stasusi i Plotë
I dashur Pjerin,
Inatin që ke me tepsinë e Edi Ramës nuk të ndihmon të shfrysh mllefin tënd tek njerëzit e LSI-së.
Janë të shumtë njerëzit që LSI iu ka dhënë shansin, dhe nuk ka parë bindje politike por është bazuar në vlerat që ata mbartin dhe në respekt të ligjit, kjo edhe për shumë socialistë të ndershëm që nuk iu hapeshin dyert.
Po të përmend vetëm disa emra që LSI iu dha shansin e që jo vetëm janë të mirë diplomuar jashtë vendit, por janë edhe vlerë për administratën publike.
- Kristlen Keri, Znj. Daniela Cekani, Znj. Blerina Ago, Znj. Lindita Sotiri, Eldorado Kice, Aurel Lamçe, etj.
Edhe bashkëshortes tënde LSI i dha shansin për të qenë shefe e financës në Ministrinë e Integrimit kur PS i mbyllte derën se ishte bashkëshortja jote dhe unë mendoj që ajo e meritonte.
Nëse të duhet më tepër informacion, si Sekretar i Përgjithshëm i LSI kam dijeni për të gjithë ata që LSI iu dha shansin, por edhe të atyre mijëra nëpunësve që PS i hodhi në rrugë duke shkelur rëndë ligjin e nëpunësit civil dhe i ka zëvendësuar me familjarë të familjeve mafioze.
Përsëri, kjo nuk ndryshon respektin që kam për ty.
Të përshendes,
Endriti
(M.Q/Faxweb)