Reshjet e forta të shiut që përfshinë qytetin e Tiranës mbrëmjen e djeshme e deri në orët e para të mëngjesit kanë shkaktuar jo pak dëme për banorët. Shumë shtëpi dhe rrugë të qytetit u përmbytën duke u bërë të pakalueshme.
E prekur nga kjo situatë ka qenë edhe familja e gazetarit Urim Bajrami, i cili me anë të një postimi në profilin e tij në facebook ka treguar dëmet që ka pësuar shtëpia e prindërve të tij, tashmë e pabanueshme.
“Shtëpia e prindërve të mi është përmbytur dhe shkatërruar me gjithçka kishte brenda.
Ende është nën ujë. Thuajse e pabanueshme”, ka shkruar gazetari.
Postimi i plotë i gazetarit:
Shtëpia e prindërve të mi është përmbytur dhe shkatërruar me gjithçka kishte brenda, nga reshjet që vazhduan deri në të gdhirë të ditës së sotme.
Ende është nën ujë. Thuajse e pabanueshme.
Falë Zotit, prindërit janë mirë. Por të tronditur. Komshinjtë e përmbytur më pak u janë gjendur afër për ndihmë atyre, vëllait dhe të tjerëve, që u rrezikohej jeta nga shirat e rrëmbyeshëm. Faleminderit shumë!