Presidenti Meta së bashku me zv.kryeministrin e Kosovës Fatmir Limaj kanë qenë mbrëmjen e djeshme në Thumanë, ku kanë falenderuar njësitë e specializuara të emergjencës së Kosovës që po ndihmojnë banorët e kësaj zone të dëmtuar shumë rëndë nga tërmeti.
Postimi i Metës:
Në mesnatë, së bashku me Zv.Kryeministrin në detyrë të Kosovës, z.Fatmir Limaj, pata kënaqësinë të takoja në Thumanë, njësitë e specializuara të emergjencës së Kosovës që po ndihmojnë banorët e kësaj zone të dëmtuar shumë rëndë nga tërmeti.
I falenderova me mirënjohje për solidarizimin, profesionalizmin dhe gatishmërinë e lartë, si dhe për kurajon e pashembullt që po na dëshmojnë, duke na bërë krenarë të gjithëve!
FALEMINDERIT KOSOVË E DASHUR!
Discussion about this post