Bashkëshortja e kryeministrit, Linda Rama ishte në qytetin e Elbasanit ku asistoi në promovimin e librit të ortakut të saj Ylli Çabiri ”Shqipëria mund të bëhet me një qeverisje të vërtetë”.
Teksa mori fjalën para auditorit Linda Rama u emocionua aq shumë, saqë fjalët filluan ti dridheshin dhe lotët të mos i mbante, teksa e ka falenderuar që kanë bashkëpunuar bashkë për shumë vite dhe që i ka dhuruar një libër si ky i sotmi.
“Faleminderit Ylli , për gjithçka ishe dhe mbetesh në jetën time profesionale, ku përmes një pune akademike të ftohtë si vet shifrat unë zbulova një miqësi shumë të shtrenjtë , që përtej trajtës së një bashkëpunëtori , mori trajtat e dashura të Mimit dhe të djemëve të tu, të cilët janë krenarë sot për babain e tyre. Falemidnderit”, përfundoi fjalën e saj e përlotur Linda Rama.
https://www.youtube.com/watch?v=iCMEKighaQU&feature=youtu.be