Andrra Destani dhe Sinan Hoxha janë bërë prindër për herë të dytë një ditë më parë.
Lajmin e bukur e ka dhënë vetë Andrra me një foto të ëmbël ku tregon vogëlushin e porsalindur, të veshur me bojëqielli, teksa fle.
“E gjithë bota është e imja. Faleminderit Zot…”shkruan Adrra.
Lajmin për shtatzëninë e dytë, Andrra e konfirmoi vetëm pak muaj më parë, pas një seti me foto që realizoi në periudhën e fundit të pritjes së ëmbël.
Andrra dhe Sinani u bënë prindër për herë të parë 5 vjet më parë, pasi në jetë u erdhi Ansi, i cili tani do të marrë frenat e “më të madhit” të shtëpisë.
(E.H/Faxweb.al)