13:49 | 28/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Te Gjitha

Faleminderit zoti Kamenos dhe të tjerëve si ty!

12:07 | 26/01/2017
në Te Gjitha
0
Meta apo Basha, janë kundërshtarët politikë të Ramës?

Nga Artur Zheji

Është e habtishme Greqia e bukur dhe e dashur për shumë shqiptarë! Pamvarsisht kush është në pushtet, qëndrimin ndaj Shqipërisë dhe shqiptarëve nuk e ndryshon asnjëherë. Madje absurdi ndjek absurdin! Thuhet dhe shkruhet se doni të fusni në burg çunat rekrutë shqiptarë, pjesë e ushtrisë greke, vetëm për një fotografi?! Në një Qeveri të vetëshpallur të Majtë sa më ska!

Porse kjo, nuk do të ishte as më shumë dhe as më pak, veçse një qëndrim politik nga ato që ne kemi përjetuar me shumicë në kohën e Diktaturës komuniste në Shqipëri “qirio” Kamenos. Mund të të postoj dhjetëra raste djemsh dhe vajzash të reja që në kohën më të errët të jetës sime, të jetës nën Diktaturë, djem dhe vajza, si ata të fotos me pëllëmbët e kryqëzuara si krahët e shqiponjës, janë dënuar rëndë burgjeve për disa vargje poetike, apo për fjalë të hedhura pa kujdes për Botën e Lirë Perëndimore!

Por dukshëm në Greqi dhe më besoni më vjen shumë keq për këtë, duket se ka një diktaturë de facto antishqiptare të përhershme!

Të Djathtë, të Majtë të Qendrës…

Madje këtë ma ka pohuar në “konfidencë” një nga liderët e Agimit të Artë që kam intervistuar disa vite më parë, Kristos Papas dhe që gjykuar nga fjalët dhe veprimet që po bëheni gati të ndërmerrni ndaj çunave të fotos, zoti ministër Kamenos, e mbani kot në burg.

Sepse ky qëndrim i marrëzishëm për kah nacionalizmi i bërtitur, është i ngjashëm si dy pika uji, me fjalët e egra të Kristo Papasit, kur e intervistoja. Ai më tha nën zë dhe privatisht, 4 vjet më parë se:

“Të gjithë politikanët grekë më të rëndësishëm e mendojnë si unë dhe si ne të “Agimit të Artë”, marrëdhënien me Shqipërinë dhe kanë një mendim e një qëndrim njësoj si ne për shqiptarët, vetëm se ata janë hipokritë dhe e fshehin, kurse ne jemi të sinqertë dhe e bërtasim!”

Priresha të mos i besoja këto fjalë të Papasit të “egër”, porse reagimi juaj, ka hyrë vërtet në një garë të hapur dhe të suksesshme me pinjollët më të shquar të “Agimit të Artë”.

Më vjen realisht keq që detyrohem ta them dhe ta shkruaj këtë, por nuk është kjo një sajesë e imja, por thjesht reagim ndaj “Ulurimës suaj nacionaliste!” ndaj ca adoleshentëve buzëqumësht, me rroba ushtarake greke dhe te pasionuar pas Shqiponjës!

Doni ti fusni edhe në burg kam dëgjuar! Në burg për një foto? Ju qofshi! Por kjo rrëfen se jeni vërtet rëndë psikologjikisht, Ju dhe ata që e mendojnë si ju!

Ne këtej nga Shqipëria do të hidheshim në zjarr, nëse ndokush do të guxonte ta mendonte një persekutim të tillë, për vëllezërit tanë minoritarë grekë, maqedonas apo malazezë.

Sepse Diktaturat zënë gjithmonë fill me persekutimin e pakicave, e më pas të të gjithëve të tjerëve pa përjashtim.

Megjithatë faleminderit byrazer Kamenos, sepse u kujton shqiptarëve se sa i ëmbël është në të vërtetë Atdheu i tyre, pamvarsisht 999 halleve që kemi dhe që s’po i ndreqim dot.

Vërtet “efkaristo polì” zoti Ministër! Sepse kështu i bëni shqiptarët të ndjehen më shumë Shqiptarë! Kudo që ata ndodhen! Dhe ndoshta është më mirë kështu!

p.s. po ju postoj në shkrimin tim edhe një “link”, të një si shokut tuaj, por me parti tjetër, Kristos Papas, sepse ndoshta ju ndihmon për të pasuruar fjalorin tuaj politik me teza të mirëpërpunuara antishqiptare.

Etiketa: artur zheji
Pas

Trump ndez gjakrat për ISIS-in: Do t’i përgjigjemi luftës me luftë

Para

Nëse vjen ndarja papritur kur çdo gjë duket shumë mirë, ky është shkaku kryesor

Para
Nëse vjen ndarja papritur kur çdo gjë duket shumë mirë, ky është shkaku kryesor

Nëse vjen ndarja papritur kur çdo gjë duket shumë mirë, ky është shkaku kryesor

Discussion about this post

 



Të Fundit

SHBA, senatorët demokratë kërkojnë ndërprerjen e fondeve për GHF, të ashtuquajturës organizatë e ndihmës në Gaza

Berisha kundër ndryshimeve në Kodin Penal, kërkon rikthimin e dënimit me vdekje: S’mund të ndryshohet çdo 10 vite, favorizohen vrasës e të dënuar përjetë! Sulmon Dumanin e Gjokën

Rama: Arkitektët do mbajë përgjegjësi ligjore për ndërtimet që devijojnë nga projekti

Tiranë/ Intensifikohen kontrollet rrugore, 54 të proceduar për parkim të gabuar, dhjetëra mjete të bllokuara dhe 39 arrestime për…

Hyri për tu larë në det, por nuk u kthye më, vijojnë kërkimet për 57-vjeçarin portugez në Sarandë

Vrasja makabre e Anesti Ramës në Fier, mbërrijnë në gjykatë vajza dhe gruaja e viktimës së bashku me bashkëpunëtorin Çlirim Dogani

Vriten 38 palestinezë në sulmet izraelite në Gaza

Afera Partizani/ ‘Duam gjykim nga Gjykatë tjetër’, GJKKO rrëzon kërkesën e Berishës dhe Malltezit për përjashtim të trupës gjykuese

Situata me zjarret/ Ministria e Mbrojtjes: Në 24 orë u raportuan 34 vatra, 17 ende aktive

Zgjedhjet e 11 majit/ KQZ shpërndan sot mandatet për Elbasanin, Durrësin e Fierin

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.