Kreu i LIBRA-s Ben Blushi sjell në vëmendje edhe njëherë vizitën e Kryeministrit Edi Rama në Francë, i cili u nderua me titull nderi nga presidenti Hollande.
“Meqë askush nuk e bëri më takon mua, falenderoj Republikën e Francës që nderoi emigrantin shqiptar Edi Rama për sjelljen shembullore në emigracion.
I dhanë legjionin e nderit, sepse në Francë është sjellë mirë si emigrant, edhe prandaj është vend i madh Franca sepse gjithmonë nderon emigrantët e huaj. Mori medaljen e nderit në francë, erdhi e u bë kreministër në Shqipëri me “Legjionin e turpit”, me Mark Frrokun dhe Elvis Rroshin dhe me Vangjush Dakon.”, tha Blushi në seancën e sotme plenare.
Ndër të tjera ai përmendi edhe ligjin për amnistinë, për faljen e detyrimeve tatimore të bizneseve, të cilën e konsideroi se një ligj politik, që favorizon kompanitë e pasura.
“Përfshirjen apo shuarjen e detyrimeve tatimore, që shumë qytetarë për arsye të ndryshme, faliment, apo evasion s’i kanë paguar shtetit detyrimet tatimore, ky ligj që nuk kuptohet qartë çfarë është, parashikon që nga borxhi që është 170 milidiard, Rama fali vetëm 50 miliard.
Pyetja e parë është: Pse tani? Pse me amnisti?
Ka për detyrim sipas kushtetutës të falë gjobat por kjo nuk është një amnsiti, qeveria nuk sjell amnisti sepse nuk kërkon amnisti që arrihet me bashkëpunim, por ka sjellë një ligj të thjeshtë me 71 vota. Pse fali vetëm 50 miliardë, kujt ia fali? Jau them me vonë.
Para se ta them po ju shpjegoj se ligji ka për detyrë të fshijë detyrimet tatyimore. Fshirja nnkupton se pasi ezaurohen nga shteti, të gjitha procedurat, nëse një subjekt nuk ka mundësi atij i fshihet, zakonisht bëhet me të vdekurit. Nëse një njeri vdes, s’ka mundësi të paguajë, nuk parashikohet t’i fshihen borxhet të vdekurit, por të gjallëve, jua them unë se kujt. Ku ndryshon fshirja nga shuarja?
Çdo nen fillon me fjalën fshihen, shuhen, vetëm neni 7 pika p thotë shuhet, shuhen efektet tatimore, borxhet që disa kompani i kan , vetëm kur janë të rregjistruar te agjencia kombëtare e burimeve tatimore. Këto janë kompani të mëdha në Shqipëri, që kanë gjithë pronat tona publike, atyre i shuhen detyrimet ndaj shtetit, kush është pronari, kujt po i falen detyrimet, atyre që i janë falur koncesione të pandershme. Bankersi është një prej tyre. Për të nxjerrë nga greva , të paguajnë me para buxheti, e mbyllim grevën me para buxheti, ndërkohë që këtë gjë duhet ta kishte bërë bankersi.
Të pasurit e Shqipërisë janë ata që marrin të gjitha koncesionet, kjo është repulikë kilenteliste, që favorizon 300 njerëz në kurrin të 3 milionëve. Ça bëtë ju me minimmum jetik, kaq para sa i falni një kompnie 400 milinë euro, këto para ja jepnit ca të vafrëve. Ky ligj është i pavotueshëm.”, shtoi më tej Blushi. (D.D/Shuplaka)