Shefi i njohur Jamie Oliver ka thënë se është “i pikëlluar” pasi grupi i tij i restoranteve është në prag të falimentit, duke vënë në rrezik 1,300 vende pune.
Në total, 25 restorante janë prekur, 23 prej të cilave janë nga zinxhiri italian Jamie.
Z. Oliver tha: “E vlerësoj se sa e vështirë është kjo për të gjithë të prekurit”.
“Do të doja të falënderoj të gjithë klientët që na kanë gëzuar dhe mbështetur gjatë dekadës së fundit, është kënaqësi e vërtetë që ju shërbejmë”.
Jamie Oliver Holdings, e cila vepron me Jamie Oliver Limited dhe Jamie Oliver Licensing Limited, si dhe biznesi ndërkombëtar i ekskluzivitetit të restoranteve, Jamie’s Italian International Limited, do të vazhdojnë të tregtojnë normalisht.
Oliver është i njohur për librat e tij tw kuzhinws dhe emisionet televizive, transmetuar në dhjetra vende, pasi u shfaq fillimisht në Mbretërinë e Bashkuar 20 vjet më parë.
Ai gjithashtu ka bërë fushatë për ushqyerje më të shëndetshme, duke përfshirë dhe ushqimin në shkollë.
Zinxhiri i tij i restoranteve është viktima e fundit e një ambienti të ashpër tregtar në rrugwt e Britanisë së Madhe.
Në vitin 2017, ai mbylli të fundit zinxhirin e restoranteve të tij të Union Jacks dhe gjithashtu mbylli revistën Jamie, e cila kishte gati 10 vjet në treg.
Në dhjetor të atij viti kuzhinieri gjithashtu vendosi 3 milionë paund të parave të tij në bizneset e restoranteve. Faxweb.al