01:06 | 26/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Kryesore

Falja e 140 mijë gjobave, ja si të verifikoni detyrimin “online”

09:32 | 26/02/2017
në Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Makinat para vitit 2000, flet eksperti i Ministrisë së Transporteve: Si do bëhet kolaudimi

Në portalin “e-Albania” tashmë të gjithë drejtuesit e mjeteve mund të verifikojnë nëse kanë gjoba të prapambetura nga policia rrugore ose Drejtoria e Shërbimit të Transportit Rrugor .

Me këtë shërbim elektronik qytetarët  dhe bizneset mund të kontrollojnë nëse kanë kundërvajtje rrugore të papaguara. Po kështu në mënyrë online verifikohen edhe gjobat e prapambetura dhe shkeljet për pronarët e 140 mijë mjeteve që do të përfitojnë nga falja. Pronarët e këtyre mjeteve duhet të paraqiten në Drejtorinë e Shërbimit të Transportit Rrugor për të aplikuar për nxjerrjen e mjetit nga qarkullimi, shkruan G.Sh.

Hapat e procedurës
Pronari i makinës që kërkon të verifikojë nëse ka ose jo detyrime duhet të regjistrohet në portal si qytetar ose si biznes. Më pas, përdoruesi zgjedh automjetin që ka në pronësi dhe nëse ka gjoba të papaguara për kundërvajtje rrugore, të cilat janë pasqyruar në sistemin e Policisë së Shtetit, ato do të shfaqen në ekran. Më pas mund t’i shikoni të dhënat për kundërvajtje rrugore, t’i printoni ose t’i ruani në formatin PDF. Në rast se keni detyrime dhe dëshironi të kryeni pagesën e kundërvajtjes rrugore, shtypni butonin “Paguaj” dhe ndiqni hapat për të kryer pagesën. Shërbimi merret menjëherë.
Gjobat e DPSHTRR
Gjobat për mungesën e pagesave të taksave vjetore të mjeteve mund të verifikon në online. Verifikimi i gjobave të kontrollit në rrugë nga DPSHTRR është një shërbim elektronik, i cili u mundëson zotëruesve të automjeteve të shohin online gjobat e kontrollit dhe t’i paguajnë ato online. Dokumenti i identifikimit të përdoruesit: kartë identiteti ose pasaportë biometrike (i nevojshëm për t’u loguar në portalin ‘e-Albania’).
Hapat e procedurës
Për të marrë shërbimin online: Regjistrohuni si qytetar/biznes në portal, zgjidhni shërbimin “Gjobat e kontrollit në rrugë nga DPSHTRR”, klikoni butonin “Përdor”, zgjidhni mjetin për të cilin dëshironi të shikoni online gjobat e kontrollit në rrugë dhe klikoni butonin “Zgjidh” përkrah tij. Nëse dëshironi të kryeni pagesën e gjobave të papaguara, shtypni butonin “Paguaj” dhe ndiqni hapat për të kryer pagesën. Në faqen ‘e-Albania’ është edhe shërbimi “Aplikim për çregjistrim të përhershëm mjeti”, një shërbim elektronik, i cili u mundëson zotëruesve të automjeteve të aplikojnë online për çregjistrim të përhershëm të mjetit si dhe të kryejnë online pagesën përkatëse për aplikimin. Çregjistrimi i mjeteve rrugore kryhet në zbatim të Ligjit Nr. 8378, datë 22.07.1998 “Kodi Rrugor i Republikës së Shqipërisë” i ndryshuar, VKM Nr. 153, datë 07.04.2000 “Për Miratimin e Rregullores në zbatim të Kodit Rrugor të Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar dhe Udhëzimit Nr.01, datë 18.01.2012 “Mbi Dokumentacionin e Qarkullimit dhe Regjistrimit të Mjeteve Rrugore me Motor dhe Rimorkiove të Tyre”, i ndryshuar.
Dokumentacioni i nevojshëm
Dokumentet që ju nevojiten për të marrë shërbimin online: Dokument i identifikimit të përdoruesit; kartë identiteti ose pasaportë biometrike (i nevojshëm për t’u loguar në portalin ‘e-Albania’). Dokumente që duhet të dorëzoni në sportelet e drejtorive rajonale: Dokumenti i identifikimit ose ekstrakti i QKB-së për bizneset, leja e qarkullimit të mjetit, targat e mjetit, certifikatë pronësie dhe vërtetim RBS (Regjistri i Barrës Siguruese).
Hapat e procedurës
Për të marrë shërbimin: Regjistrohuni si qytetar në portal, zgjidhni shërbimin “Aplikim për çregjistrim të përhershëm mjeti”, klikoni butonin “Përdor”, aplikoni për çregjistrimin e përhershëm të mjetit, kryeni pagesën e aplikimit, duke ndjekur hapat për të kryer pagesën online dhe paraqituni pranë sporteleve të drejtorive rajonale për dorëzimin e dokumenteve. Kostoja e shërbimit është vetëm 600 lekë. (J.V/Shuplaka)

Etiketa: gjobatportali online
Pas

Pakti SHBA –BE, Lu e Vlahutin pjesë e bordit të OMN-së

Para

”Pse nuk u lejuan banorët e Zharrzës të ngrejnë çadër si PD-ja”, Rama i jep përgjigje komentuesve

Para
Mos ia dërgo atë e-mail Ramës!

''Pse nuk u lejuan banorët e Zharrzës të ngrejnë çadër si PD-ja'', Rama i jep përgjigje komentuesve

Discussion about this post

 



Të Fundit

Aksidenti me 3 shqiptarë të vdekur në Gjermani, si u kthye udhëtimi për festën familjare në tragjedi

Lufta Ukrainë-Rusi, ministri i Jashtëm italian: Nuk do mbarojë para fundit të vitit, Putin duhet të…

Administrata Trump vendos kufizime të reja për gazetarët në Pentagon

Sabotim i dytë i dyshuar në Francë, pse u ndërpre energjia në Rivierën Franceze

Tragjedi në Londër! Nëna dhe tre fëmijët humbin jetën nga zjarri, adoleshentja në gjendje kritike

Kaja Kallas bën thirrje për të rritur presionin ndaj Rusisë pas sulmit tragjik në Ukrainë

“Sulmi u intensifikua kur u ngrit helikopteri i presidentit”, komandanti i mbrojtjes ajrore: Putin ishte në epiqendrën e sulmit

Flakët rrezikojnë banesat në Lazarat, zjarrfikësit ndërhyjnë për shuarjen e zjarrit

“Mos prisni asnjë mrekulli”, Ukraina përgatitet për ofensivën verore të Rusisë

Video/Arrestohet në tentativë për arratisje drejt Greqisë, autori i dyshuar i ngjarjes së rëndë në Shtyllas

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.