01:17 | 09/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Ekonomi

Falja e gjobave, Ahmetaj: Pritet të miratohet në mes të muajit shkurt. Ja kush përfiton

09:31 | 14/01/2017
në Ekonomi, Te Fundit, Te Gjitha
0
Falja e gjobave, Ahmetaj: Pritet të miratohet në mes të muajit shkurt. Ja kush përfiton

Ministri i financave Arben Ahmetaj në emisionin “Kapital” në Vizion Plus ka deklaruar se  ligji për faljen e detyrimeve dhe gjobave pritet të miratohet nga Kuvendi i Shqipërisë në mes të muajit shkurt.

“Kanë përfunduar konsultimet me Fondin Monetar Ndërkombëtar është hartuar drafti, është firmosur dhe do të kalojë për vendimmarrje”, tha Ahmetaj. Procedura e këtij drafti do të zfhasë një muaj,   duhet  të kalojë në qeveri, të diskutohet në Komisionet Parlamentare dhe të miratohet nga Kuvendi.

Por, e rëndësishme është që ai tashmë ka marrë konsensusin e FMN-së, që pak muaj më parë hodhi poshtë një draft fillestar që parashikonte faljen e detyrimeve parashikonte faljen e plotë të detyrimeve deri në vitin 2011 dhe pas këtij viti deri në 2015-n, do të falej 30% e detyrimit dhe gjobat e kamatëvonesat për ata që paguanin pjesën tjetër prej 70% të detyrimeve.

Po kështu Ahmetaj deklaroi se në bazë të variantit përfundimtar do të fshihen të gjitha detyrimet e krijuara deri në 31 dhjetor 2010.

Nga 1 janari 2011 deri në 31 dhjetor 2014 do të falen gjobat me kusht që të paguhet detyrimi i plotë. Falje të gjobave do të ketë edhe pas vitit 2014, por vetëm për dy kategori. Së pari gjobat që u vunë në qershor të vitit të kaluar nga sistemi për vonesa të deklarimit të administratorit, por edhe vonesat në deklarimin e punonjësve. Ahmetaj thotë se këto gjoba do të falen për të gjithë, edhe pse ngul këmbë se ato nuk janë vënë gabim. Një pjesë e bizneseve që kanë paguar këto gjoba pasi nuk arrinin të merrnin dot vërtetime mund të kërkojnë që ato të zbriten nga detyrimet që kanë për të paguar. Së dyti, do të falen gjobat për kompanitë e kasave, që u vunë gjatë periudhës së aksionit anti-informalitet për vonesa në furnizimin me kasa fiskale.

Paga minimale ende në diskutim

Ahmetaj tha se janë ende në proces diskutimi nëse do të rritet paga minimale për biznesin, pas asaj të administratës publike. “Po shohim se çfarë efekti do të ketë konkretisht në konkurrueshmëri, po ashtu dhe efektin fiskal”, tha ai. (J.V/Shuplaka)

 

nje

 

Etiketa: Arben Ahmetaj
Pas

Hapen dyert e burgjeve, lirohen të dënuarit e parë. Manjani viziton burgun e grave

Para

Kishin kryer vepra të ndryshme penale, arrestohen në Fier 6 të shpallur në kërkim (EMRAT)

Para
Kishin kryer vepra të ndryshme penale, arrestohen në Fier 6 të shpallur në kërkim (EMRAT)

Kishin kryer vepra të ndryshme penale, arrestohen në Fier 6 të shpallur në kërkim (EMRAT)

Discussion about this post

 



Të Fundit

“Bllokada detare nuk do të thyhet”, Izraeli paralajmërojn se do të ndalojë anijen e aktivistëve të nisur drejt Gazës

Çfarë është Garda Kombëtare e SHBA-ve, si funksionon dhe pse presidenti mund të marrë kontrollin e saj

Izraeli nuk do të lejojë Greta Thunberg të shkojë në Gaza

Parashikimi i zymtë për Ukrainën: Hakmarrja e Putin s’ka ndodhur ende

Bisedimet SHBA-Kinë vendosen në Londër, palët diskutojnë për herë të dytë tarifat tregtare

Zgjedhjet në dy komuna lokale, test për Vuçiçin

“Shpenzoni për mbrojtjen”, Rutte: Investoni 5% të GDP, ose filloni të mësoni rusisht

Dita e fundit e “Defender 25”, Ministri Vengu ndjek demonstrimet e trupave në Bizë

“Një provë gjeopolitike për Serbinë”/ Një kinez dhe një britanik arrestohen me urdhër të FBI-së, Beogradi midis Pekinit dhe Uashingtonit

Protesta në Spanjë, Partia Konservatore kërkon zgjedhje të parakohshme

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.