Aktivisti Besja Pesha tha në studion e lajmeve të Fax News se ka qenë Nisma# ajo që ka publikuar skadalin me abuzimet e firmës Bankers Petrolium, ndërsa rruga që është ndjekur sipas tij, është përmes studimit të faturave në pikat kufitare.
Ndërkohë Pesha tha se edhe banorët kanë bërë investigimet e tyre por që fatkeqësisht kanë shkuar dëm pasi nuk është përfillur nga autoritetet.
Pesha ngriti pyetjen nëse ka pasur ndonjëherë falje të tilla detyrismesh që konsistojnë me miliona euro të shtetit shqiptar ndaj bizneseve të tjera në vend, siç ka bërë me “Bankers”, ndërkohë që si kundër argument të kësaj solli raste kur shteti sipas tij, jo vetëm që nuk i ka përkrahur të varfërit dhe bizneset e vogla, por edhe i ka dhunuar dhe demaskuar publikisht.
“Këtu marrim rastin se çfarë ka ndodhur gjatë sezonit të verës në zonën bregdetare, ku është bërë një kontroll i madh ngfa tatimet ndaj bizneseve që dëmiu që mund ti kenë bërë shtetit është shumë më i viogël se ai që po flasim, ndërkohë që imazhet e ndëshkimit kanë përfunduar në facebook-un e kryeministrit.
Potencialisht Tatimet e Doganave e kanë gjobitur me 100 milionë lekë pas konstatimit të shkeljeve, por jo me një shkresë të ministrit të pezullosh një gjomë me një shifër kaq të madhe”.
A duhet të ketë një reagim të biznesit në përgjithësi për të qartësuar se si duhet të jenë normat që të mos konsiderohen si njëri i nënës e tjetri i njerkës?
“Ka ardhur koha të ketë një reagim për gjithçka që dëmton interesin e qytetarëve. Ne shohim një qeveri e cila sulmon dhe ju ka shpallur luftë të pamëshirshme të varfërve, biznesit të vogël por edhe bizneseve të ndryshme në vijën bregdetare me aksione në lokale dhe biznese për koponin tatimor. Edhe shitësit ambulantë edhe ata që mbledhin hekurishte në kazanët e plehrave i kemi parë të tërhiqen zvarrë nëpër rrugë nga Policia Bashkiake. Në një rast kur ti i nxjerr të gjithë ata që ndëshkon dhe gjobit publikisht, kjo nuk është aspak e drejtë. Nga njëra anë është e pamërishrshme me qytetarët e zakonshëm ndërsa nga ana tjetër është zemërhapur me një kompani aq të madhe si “Bankers””, tha Pesha.
Aktivisti ka folur edhe për rastin e Mihal Kokëdhimës që dhunoi turistët spanjollë në resortin e tij, si dhe ka treajtuar shkurtimisht rolin e medias në trajtimin e rasteve të abuzimit dhe shkaljes së ligjit.
“Mihali nëse nuk do të kishte bërë atë veprim, nuk do të ndëshkohej kurrë dhe do të vijonte të ishte në punën e tij të paligjshme, shtuar kësaj edhe lidhjet me pushtetarët nuk e lejonin dot. Shumica e mediave zgjedhin të heshtin për arsye që ne nuk i dimë por edhe për interesat që kanë, përjshtuar Fax Neës psh që ka qenë gjithnjë aty për të demostruar shkeljet”.
Pesha ka bërë edhe një denoncim të fortë kur tha se në një nga gorpat e bëra nga kompania ‘Bankers’, një e mushuar ka rënë brenda dhe për pasojë ka ndërruar edhe jetë, por që sipas tij ngjarja nuk është trajtuar në media.
“Përpara disa ditësh një grua e moshur ka rënë në një gropë të hapur nga ‘Bankers’, ka humbur jetënpër pasojë, dhe pavarësisht se kjo nuk u trajtua gjerësisht në media, kompania nuk kërkoi as një ndjesë. Kjo është diçka e provueshme dhe nuk pres që kjo çështje të hetohet sepse nuk i intereson njeriu përballë fajtorit për këtë ngjarje. Unë me këtë me këtë rast ju bëj thirrje edhe familjarëve që ta denoncojnë ngjarjen publikisht”.
“Kur ishte në opozitë kjo qeveri ka premtuar ndërprerjen e kontratës, ndërsa sot jo vetëm që nuk e ka ndërprerë por edhe e ka toleruar. Po ta kishte seriozisht që do të donte të disiplinonte ekonomiknë do të merrej me naftën, kromin e tjerë, pra që janë importues të mëdhenj”, tha Pesha duke folur rreth zotimeve të qeverisë dhe asaj që sipas tij po bën në të vërtetë.
https://www.facebook.com/faxweb.al/videos/527583097979912/
(F.GJ/FAXWEB.AL)
Discussion about this post