Në prangat e policisë së Shkodrës kanë rënë dy persona pasi akuzohen për prerje të paligjme të pyjeve.
Gjin Rrasa, 48 vjeç, banues në Berdicë, Shkodër, i cili është edhe administrator i subjektit fizik në emër të tij, si dhe Pjetër Rreshpja, 36 vjeç, banues në Grudë u kapën me 21 m3 lëndë drusore
Ata u arrestuan nga policia në vendin e quajtur Ura e Mesit Njësia Administrative Postrribë, pasi Pjetër Rreshpja është kapur në flagrancë nga shërbimet e Policisë me mjetin e tij kamion në të cilin kishte ngarkuar lëndë drusore pa dokumentacion përkatës dhe me një faturë tatimore të fallsifikuar të lëshuar nga shtetasi Gjin Rrasa i cili është administrator i subjektit fizik në emër të tij.
Ata akuzohen për veprat penale “Prerje e paligjshme e pyjeve”, “Fshehje e te ardhurave” dhe “Fallsifikim i dokumentave”.
Gjithashtu filloi procedimi penal në gjëndje të lirë për veprat penale “Prerje e paligjshme e pyjeve” e “Fshehje e të ardhurave” edhe për B. F. 47 vjeç, banues në fshatin Vilëz, Shkodër.
DETAJE:
Me datë 24.08.2017 nga shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër është bërë arrestimi në flagrancë për veprat penale “Prerje e paligjshme e pyjeve”, “Fshehje e te ardhurave” dhe “Fallsifikim i dokumentave” parashikuar nag nenet 205, 180 e 186 i Kodit Penal, i shtetasve: Gjin Rrasa, 48 vjeç, banues në Berdicë, Shkodër. Pjetër Rreshpja, 36 vjeç, banues në Grudë, Shkodër. Arrestimi i këtyre shtetasve u bë pasi me datë 24.08.2017 në vendin e quajtur Ura e Mesit Njësia Administrative Postrribë, Shkodër, shtetasi Pjetër Rreshpja është kapur në flagrancë nga shërbimet e Policisë me mjetin e tij kamion në të cilin kishte ngarkuar lëndë drusore pa dokumentacion përkatës dhe me një faturë tatimore të fallsifikuar të lëshuar nga shtetasi Gjin Rrasa i cili është administrator i subjektit fizik në emër të tij. Gjithashtu filloi procedimi penal në gjëndje të lirë për veprat penale “Prerje e paligjshme e pyjeve” e “Fshehje e të ardhurave” parashikuar nga nenet 205 e 180 të Kodit Penal për shtetasin: B. F. 47 vjeç, banues në fshatin Vilëz, Shkodër Për këtë shtetas filloi procedimi penal pasi në vendin e quajtur Ura e Mesit Njësia Administrative Postrribë, Shkodër, është kapur në flagrancë nga shërbimet e Policisë me mjetin e tij kamion në të cilin kishte ngarkuar lëndë drusore pa dokumentacionin përkatës Materialet do ti kalojnë për ndjekje të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjjyqësor Shkodër në ngarkim të këtyre shtetasve. (J.V/Shuplaka)