Një noter është pezulluar për 30 ditë nga puna për veprën penale të shpërdorimit të detyrës. Ai dyshohet që të ketë falsifikuar firmën e një shtetasi. Në fakt pezullimi prej 30-ditësh nuk është shpesh i dëgjuar në ambjentet e gjykatave. Identiteti i noterit është Jorgo Gjamo.
DETAJET:
Mbi kërkesën e Prokurorisë, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Korçë me vendimin nr. 98 regj, datë 03.04.2017 vendosi masën e sigurimit
– Pezullimin e Ushtrimit të Shërbimit Publik të Noterisë për Noterin Jorgo Gjamo me seli në Rrethin e Devollit për një afat 30 ditor.
Shtetasi Jorgo Gjamo dyshohet të ketë konsumuar veprën penale “Shpërdorim i detyrës”, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal. (E.K/SHUPLAKA)