Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu është paraqitur ditën e sotme në Komisionin e Jashtëm të Vlerësimit ku është vlerësuar për tre kriteret, pastërtinë e figurës, aftësi profesionale dhe justifikimin e pasurisë.
Sa i përket pasurisë, Veliu është provuar se ka të ardhura të ligjshme dhe të gjitha deklarimet kanë qenë të vërtetuar sipas ligjit. Gjithashtu edhe bashkëshortja e tij ka paraqitur dokumenta me të cilat ka justifikuardisa nga të ardhurat.
Pasuria:
– Subjekti i vlerësimit sipas KJV nuk disponon pasuri të paluajtshme.
– Veliu rezulton të ketë një depozitë 750 mijë lekë të krijuara nga të ardhurat.
– Shitje automjeti, me vlerë 5 mijë euro.
– Subjekti nuk ka të regjistruar asnjë automjet në pronësi të tij.Bashkëshortja ka llogari në bankë me 800 mijë -lekë, të ardhura nga paga.
– Depozitë në bankë tjetër 2 mln e 400 mijë lekë, e deklaruar si dhuratë nga prindërit e saj.
– Apartament 2 mln e 900 mijë lekë, apartament i shitur në Vlorë, 61 m2, në pronësi të bashkëshortes. Shuma e dhuruar nga prindërit e saj, është kjo e këtij apartamenti ne Vlorë.
– Subjekti ka kryer deklarim të saktë pasurie dhe nuk ka konflikt interesi.Për kontrollin e figurës, DSIK ka konfirmuar se për Veliun nuk ka ardhur asnjë informacion i parregulltë për të.
– Sipas KJV, dhurimi është i ligjshëm dhe nga ana tjetër, bankat kanë konfirmuar të ardhurat nga paga, që nga viti 1998 deri në 2018.
Për Veliun ka patur dy ankime, i pari për qëndrime të paligjshme në detyrë dhe i dyti nga sindikata e policisë.
Konstatohet se Veliu ka plotësuar me vërtetësi formularin e pastërtisë së figurës si dhe nuk ka kontakte me persona me rekorde kriminale.
Për aftësitë profesionale, Veliu ka kryer hetim të thellë për përputhshmërinë e deklarimeve të tij. Në përfundim ka dalë se formulari i aftësive profesionale është plotësuar me vërtetësi nga Veliu. Rezulton e provuar se është pajisur me grada, të cilat i gëzon në respekt të ligjit.
Veliu ka deklaruar gjatë procesit ndaj tij edhe një akuzë për falsifikim pasaporte apo kalim të paligjshëm klandestinësh për të cilat tha ka zbatuar gjithmonë vetëm ligjin.
“Duke vlerësuar gjithë raportin, doja të shtoja për transpatencë diçka në lidhje me pastërtinë e figurës, në lidhje me një falsifikim pasaporte, prej 15 gushtit 2006 nuk kam qenë pjesë e Policisë Vlorë. Dua të hedh dritë mbi të vërtetën. Pretendimi i sindikatës së punonjësve të policisë, jam munduar të punoj me respekt ndaj ligjit. Drejtori i Policisë së Shtetit nuk merr pagesë për sindikatën se nuk e lejon ligji. Nëse KJV do më jap dakordësinë për të vijuar punën, që nga fillim kam respektuar ligjin, përgjegjshmëri, që pretendoj ti kem edhe më tej në punë. Respektoj vendimin e KJV”.
“Nëse komisioni do të më japë mundësinë të bëj serish punën time, jam udhëhequr nga ndershmëria dhe virtytet do i kem deri në fund të ditës sime në punë. Respektoj çdo vendimmarrje”, tha Veliu, teksa vendimi për të do të jepet më 7 shkurt në orën 09:45.
(F.GJ/FAXWEB.AL)
Discussion about this post