Është mbajtur masa e arrestit për dy punonjësit e Këshillit të Qarkut të Vlorës, arrestuar 3 ditë më parë për falsifikim dokumentacioni për disa prona në Dhërmi. Për Bardhyl Gjika, drejtor i AMTP pranë qarkut, është vendosur arrest me burg.
Kreshnik Mino, specialist pranë këtij institucioni ka marr detyrim paraqitje. Edhe për shtetasin Spiro Duni, gjykata ka vendosur arrest me burg.
Ndaj tyre rëndon akuza e shpërdorimit të detyrës dhe falsifikim i dokumenteve zyrtare. Trupa gjykuese ka qenë: Gjyqtar Enkel Peza; Prokuror: Alfredo Sali.
Pak dite me pare, Zyra e Tokes ra pre e grabitesve, sipas deklarates se bere nga Bardhyl Gjika, por medsa duket nga hetimet e metejshme, ka rezultuar se kjo skeme ishte hartuar nga persona brenda institucionit.
(E.H/Faxweb.al)
Discussion about this post