Prokurori i Shkodrës Vatë Staka kaloi pak ditë më parë ( 3 Korrik) procesin e Vettingut pas vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit. Por sot Prokuroria e Përgjithshme ka nisur sërish verifikimi për prokurorin Vate Staka. Staka dyshohet se falsifikoi disa dokumente që i paraqiti në KPK-së.
Prokurori Vate Stakaj ka arritur të ndryshojë aktet e fashikujve në dosjet penale të kopjeve të cilat ndodhen në Prokurorinë Shkodër.
Stakaj dyshohet se ka ndërhyrë në arkivë duke ndryshuar fashikujt. Sipas Report Tv bëhet fjalë për dosjen 805/2016 me të pandehur Kolë Plenishtën ku prokurori ka ndërhyrë në procesverbal për të ndryshuar afatet hetimore.
Sipas dokumentave të sekuestruara nga prokuroria në një kërkesë për gjykim depozituar në arkivën e gjykatës, e cila mban datën 30 nëntor 2016 nuk ka numër protokolli, në emër të të pandehurit Kolë Guri. Por e njëjta kërkesë e firmosur nga eprori i Stakës asokohe në arkivën e Prokurorisë mban një tjetër datë dhe ajo është 1 shkurt 2016.
Ditën e sotme prokuroria e Përgjithshme konfirmon faktin se po e verifikon këtë rast. “Prokuroria ka administruar një të dhënë mbi rastin dhe ia ka kaluar sektorit për inspetik dhe verifikim”, përgjigjet Prokuroria e Përgjithshme.